Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar festën!

16 vjet Kosova e pavarur

Foto: EPA/BGNES

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të po këtij viti hyri në fuqi edhe Kushtetuta e vendit miratuar nga Parlamenti. Sipas saj, Kosova shpallet “shtet i pavarur dhe sovran” me formë qeverisjeje “republikë parlamentare”.

Me vendim të qeverisë të datës 20 mars, Bullgaria e njohu zyrtarisht Kosovën si  një shtet i pavarur, me të cilin të vendosë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash.

Me kalimin e viteve bashkëpunimi midis dy vendeve tona po thellohet dhe po zgjerohet. Te data e sotme Sofja jep mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës dhe për forcimin e statusit ndërkombëtar të këtij vendi.

Vjet me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë një vizitë zyrtare në Kosovë bëri Nënpresidentja Ilijana Jotova. Gjatë takimit me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, zonja Jotova tha: “Bullgaria mbështet Republikën e pavarur të Kosovës. Që këtu e tutje, para të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, ne do ta mbështesim Kosovën për anëtarësimin e vërtetë të saj. Do të lobojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shpejt Kosova do të paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO”.

Në fund të vitit 2023 edhe kreu i shtetit Rumen Radev bëri një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu. Në fokus të vizitës ishte zhvillimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, perspektiva evropiane e Kosovës dhe zhvillimi i komunitetit bullgar në vend. Statusi i qytetarëve të Kosovës me vetëdije bullgare u diskutua edhe gjatë vizitës së Nënpresidentes Jotova.

Bullgaria jep një kontribut të veçantë në çdo fazë të krijimit të shtetit tonë dhe të ruajtjes së paqes, njohjes së pavarësisë së Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë”, tha Vjosa Osmani-Sadriu pas takimit të saj me kreun e shtetit bullgar. Ajo theksoi se mbështetja e Bullgarisë për Kosovën filloi në vitin 1999, kur, sipas saj, vendi ynë për herë të parë tregoi përkushtimin e tij për paqen dhe stabilitetin në vend.

Redaksia Shqip e Radio Bullgarisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë 90 vjetorin e shenjtërimit të Monumentit të Lirisë në malin Shipka

Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..

botuar më 24-08-26 7.10.PD

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD

"Gruaja me shumë fytyra" - ekspozitë fotografike për 90 vjetorin e aktores së madhe Tatjana Llollova

Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..

botuar më 24-08-20 6.10.PD