Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel. Vendet e komunitetit diskutuan situatën në Lindjen e Mesme, agresionin rus kundër Ukrainës dhe situatën në Sahel, njoftoi Ministria e Jashtme.
"Bullgaria mbështet mundësinë e ekzistencës së dy shteteve. Është e rëndësishme të kemi një marrëveshje që garanton sigurinë e të dy vendeve", komentoi zëvendëskryeministrja me rastin e luftës në Gaza.
"Në prag të përvjetorit të dytë të agresionit rus kundër Ukrainës, ne dërguam edhe një herë mesazhin e përpjekjeve të bashkuara dhe solidaritetit me Ukrainën. Mbështetja për Ukrainën është një investim strategjik në sigurinë e rajonit të Detit të Zi dhe Evropës", tha Gabriel. Zëvendëskryeministrja i njoftoi kolegët edhe për konferencën e ardhshme të prillit për sigurinë e rajonit të Detit të Zi, e cila do të mbahet në Sofje.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..