Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante turistike.
Bullgaria prezantohet si një destinacion i sigurt dhe paqësor me tradita të vjetra të cilësisë dhe mikpritjes në turizëm, duke kombinuar natyrën e bukur dhe të larmishme, trashëgiminë kulturore, cilësinë me një çmim të arsyeshëm në resortet detare dhe malore, ushqim të shijshëm dhe verëra të shkëlqyera. Nga data 22 deri më 25 shkurt, 5 kompani, komunat Samokov, Petriç, Bansko dhe Varna, si dhe Muzeu Historik Rajonal Shumen, marrin pjesë në stendën bullgare prej 100 metrash katrorë. Në vitin 2023, Bullgaria regjistroi 35% më shumë turistë hungarezë në krahasim me vitin 2022, njoftoi Ministria e Turizmit.
Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..
Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..
Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..
Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të..
Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më..