Bullgaria mbështet kategorikisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mban një pozicion aktiv në favor të vendimeve kyçe për rrugën evropiane të vendit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në takimin e tij me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Një delegacion parlamentar bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Rosen Zheljazkov ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla.
Angazhimi i shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve lindorë është bërë një pjesë integrale e përgjigjes së BE-së ndaj realitetit të ri gjeopolitik pas luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës, vuri në dukje Zheljazkov. Ai theksoi se Bullgaria nuk e ka mbështetur asnjëherë lidhjen artificiale të rrugëve evropiane të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Përshpejtimi i proceseve integruese nuk mund dhe nuk duhet të jetë në kurriz të parimit të meritave të çdo një shteti, shtoi Zheljazkov, cituar nga Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/.
Përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri janë disa nga qytetarët më punëtorë për prosperitetin e vendlindjes së tyre dhe mbështetës të fortë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, theksoi gjithashtu Rosen Jeljazkov. Presim me padurim publikimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë së fundit në Shqipëri, i pari që nga njohja e pakicës kombëtare bullgare, shtoi ai.
Ne i vlerësojmë marrëdhëniet tona si të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, të ndërtuara mbi një themel të fortë historik, miqësi tradicionale, bashkëpunim dhe partneritet, theksoi nga ana e vet Lindita Nikolla.
Ju kujtojmë se në fund të vitit të kaluar 2023 një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me komunitetin bullgar atje. Më poshtë mund të lexoni më shumë hollësi për takimet tona me përfaqësuesit e pakicës bullgare:
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..