Një bullgar i gjashtë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me akuzën për spiunazh të dyshuar për Rusinë, raportoi korrespondenti i BNR në Londër Veselin Paunov.
38-vjeçari Tihomir Ivanov Ivançev u arrestua më 7 shkurt. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit më 28 shkurt. Bullgari është banor i lagjes Acton të kryeqytetit britanik dhe akuzohet për konspiracion për të mbledhur informacione që synojnë të jenë drejtpërdrejt ose indirekt të dobishme për një armik në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë dhe interesat e shtetit. BBC raporton se Ivançev ka biznesin e tij në Londër dhe merret me dekorim.
Një vit më parë, Orlin Rusev, Biser Xhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stojanov dhe Vanja Gaberova u arrestuan në Londër dhe Norfolk dhe kundër tyre është në pritje një çështje gjyqësore. Ata akuzohen për kryerjen e vëzhgimit të njerëzve dhe vendeve të caktuara nga Rusia nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..