Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borxhi i shtetit në vitin 2023 u rrit me 2 miliardë euro

Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor 2023, borxhi i jashtëm bruto i Bullgarisë (privat dhe publik) ishte mbi 45 miliardë euro, që është 47,9% e PBB-së dhe u rrit me 820 milionë euro. Rritja është 1.9% krahasuar me një vit më parë.

Në shkurt 2024, situata ekonomike në vend ka mbetur pranë nivelit të një muaji më parë. Ka përmirësim të klimës së biznesit në industri, pa ndryshim në ndërtim dhe tregti me pakicë dhe rënie të lehtë në sektorin e shërbimeve, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në shkurt është 22,6%, krahasuar me 22,8% në fillim të vitit 2024.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD