120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...