Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

7
Foto: Johana Trajanova

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im shkojnë krah për krah, pasi unë përpiqem të përcjell një emocion për t'u interpretuar nga personi i veçantë, në vend të konkretësisë së vendosur në një kornizë”, thotë ajo.

Kur u bë nënë, para Johana Trajanovës u hap një fushë e gjerë, në të cilën ajo pa sesi gruaja ndahet në shumë pjesë dhe në të njëjtën kohë mbetet e tërë. Ishte ky momenti më intim që e frymëzoi atë të eksploronte rolet dhe diversitetin e ndjenjave të gruas. Ekspozita “Zhytja: Ajo” në hapësirën kulturore të kryeqytetit “Bobina”, rikrijon nëntë gjendje me anë të mozaikëve, secila prej të cilave përmban 20 fotografi.


Ideja ime ishte që fotografia të përbëhej nga grimca të vogla, që të kujtonin shpërndarjen e pandërprerë të gruas, por jo në kuptimin e kaosit, por më tepër duke paraqitur dëshirën e saj për të dhënë sa më shumë nga vetvetja dhe për të arritur kufirin e saj”, shpjegon artistja. - Për shembull, nëse gruaja është dashuri, ajo dëshiron të jetë dashuria më e mirë dhe në të gjitha drejtimet - një grua nuk është vetëm dashuri intime, por është edhe dashuri ndaj fëmijës, dashuri në kuptimin profesional, dashuri si një qëndrim ndaj çdo një detaji të jetës."


Johana Trajanova filloi të merrej me fotografinë përmes... fjalëve. Në vitin 2018, ajo u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Kinematografike "Krëstjo Sarafov" në degën "Dramaturgji", e cila provokoi tek ajo dëshirën për të treguar historitë e saj në imazhe. “Po kërkoj ide filozofike, i gjithë arti im është shumë personal, gjithmonë zbulon një pjesë të botës sime të brendshme”, vuri në dukje artistja për Radio Bullgarinë.


Gruaja është një forcë sepse është e gatshme ta kthejë gjithë botën në emër të dashurisë së saj. Një anë tjetër që u zbulua para meje në procesin e krijimit të mozaikëve ishte gruaja si një obsesion, si një drogë. Ajo mund të jetë e gjithë kjo për burrin e dashuruar, i cili është në gjendje të mendojë për të në mënyrë obsesive, të dëshirojë të zotërojë një pjesë të saj."


Johana Trajanova ilustron transformimet e gruas, duke kapërcyer në çdo një detaj - një gjethe luleje, nuanca e saj e ngjyrave...

Kur fotografon një lule, me kamerën dëshiron të futesh gjithnjë e më thellë dhe bëhet vërtet një proces shumë intim mes personit dhe bimës”, shpjegon ajo.

Më pëlqen shumë gjendja e lules kala, e zgjodha për shkak të formës dhe ngjyrës vjollcë të errët – vazhdon Johana Trajanova. – Pasi lexova për të, kuptova që në fakt kjo është një lule helmuese, por në të njëjtën kohë shërben edhe si kundërhelm. Për shembull, nëse ju kafshon një gjarpër helmues, lulja kala kthehet në një kurë, prandaj e prezantova në një mënyrë disi grabitqare me idenë se gruaja është mbrojtje."


Për të futur forcëdhe ngjyrë në çdo një kuadro, Johana Trajanova përdor si material polaroidin e vjetër. “Më pëlqen shumë elementi i lëndimit të lehtë, i paqartësisë, me të cilin e vështirësoj shikuesin ta lexojë imazhin dhe i jap atij lirinë për të parë veten”, shton ajo. Në këtë rrugë e çojnë edhe pikturat audio të Dejan Cvjatkov - një pjesë e hapësirës së përgjithshme audio-vizuale në të cilën artistët përpiqen t’i "zhytin" vizitorët.

Foto: Johana Trajanova, Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD