Nata do të mbetet kryesisht e vranët me reshje shiu, më të theksuara në gjysmën lindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje rreth 5°.
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e konsiderueshme me reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit - erë përkohësisht e fortë perëndimore-veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 11°
Mbi malet do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, mbi 1400 metra nga bora. Reshjet do të jenë më të theksuara në Rodopet. Do të fryjë erë mesatare perëndimore-veriperëndimore. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 metra - rreth minus 1°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, më të theksuar në bregdetin jugor. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare perëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë. Temperatura e ujit të detit është 8°.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..