Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të Kreshmës së Madhe falim dhe kërkojmë ndjesë

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

Foto: BGNES

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...”

Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është në gjendje të falë, nuk mund t'i falen mëkatet e tij. Për besimtarët e vërtetë, fuqia më e madhe është të falin jo të dashurit, por armiqtë– nga të cilët janë më të ofenduar. Duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit, i cili i fali torturuesit e tij "sepse ata nuk dinin se çfarë po bënin", ndjekësit e Tij gjithashtu përpiqen të arrijnë kulmin e dashurisë së Tij të pakufishme për njerëzit.

“Falni dhe do të jeni të falur”, thotë Krishti dhe i udhëzon dishepujt: “Me çfarë mase matni, do t'ju matet edhe juve”, “Nëse ju ua falni njerëzve mëkatet e tyre, Ati juaj Qiellor do t'ju falë edhe juve. Nëse ju nuk falni, as Ati juaj nuk do t'ju falë".

Në amanetet e tyre, etërit e shenjtë të Ortodoksisë thonë se i krishteri nuk pret që t'i kërkohet ndjesë, por është i pari që shtrin dorën dhe kërkon ndjesë.

Nuk është rastësi që në prag të Kreshmës së Madhe, për të qenë shpëtimtare dhe e dobishme për shpirtin, të krishterët ortodoksë i japin njëri-tjetrit ndjesë. Në shërbimin e mbrëmjes, të gjithë mblidhen në tempull, dhe pas përfundimit të shërbimit, priftërinjtë u drejtohen besimtarëve me një kërkesë për falje. Të gjithë të pranishmit i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët: “Më fal – Është falur!”. Pason një puthje vëllazërore, me urimin për kreshmë shpëtimtare.

Është e rëndësishme që falja të vijë nga shpirti dhe zemra, të jetë e sinqertë. Në këtë mënyrë, të çliruar nga barra e pendimit dhe dyshimit, besimtarët hyjnë në Të Dyzetat e Shenjta me lutje, pendesë dhe përulësi - armët më të forta kundër sprovave.

Këtë vit, për herë të parë në historinë tonë të re, hyjmë në periudhën e vështirë të Kreshmës së Madhe pa bari shpirtëror dhe zemra të zhytura në pikëllim. Ne nuk do të dëgjojmë bekimin dhe këshillat patriarkale, kaq të rëndësishme për fëmijët shpirtërorë të Kishës sonë të Bashkuar. Ne do ta kremtojmë Pashkën pa një udhëheqës shpirtëror për të bashkuar dhe drejtuar lutjet tona në gëzimin dhe dashurinë tonë për Zotin.

Populli bullgar pati një përjetim kaq të vështirë kur në vitin 1393 ra qyteti i Tërnovës dhe Patriarku Evtimij u shkëput me forcë nga kopeja e tij dhe u dërgua në mërgim nga skllevërit osmanë. Kur ndahej me popullin e tij, njerëzit iu vërshuan nga të gjitha anët duke i thënë: “Kujt po na le, o bari?” dhe ai u përgjigj atyre: “Trinisë së Shenjtë tani e përgjithmonë”.

Kështu ne sot i jemi lënë mëshirës së Zotit nga bariu ynë i dashur dhe i përkushtuar Neofit, me shpresën se do të zgjidhet një zëvendësues i denjë, i cili do të vazhdojë të ruajë me të njëjtin kujdes popullin tonë ortodoks.

Kurse kriteret janë MIRËSIA, BUTËSIA DHE DASHURIA PËR ZOTIN – virtytet e gjyshit të ndjerë Neofit.

At Vasilij Sarjan

"Ai ishte i talentuar në shumë aspekte të jetës njerëzore. Ai na dha një shembull të gjallë të asaj që Zoti ynë dëshiron - çfarë duhet të jemi ne për të trashëguar Mbretërinë e Qiellit", thotë At Vasilij Sarjan, kreu i Kishës së Sofjes "Shën Shndërrimi i Zotit”. Në një intervistë për BNT ai theksoi:

“Për ne të krishterët, qofshim klerikë apo laikë, baza e jetës sonë është Fjala e Zotit. Prandaj, fjalët e mia do të mund t'i përshkruaj më së miri me fjalët e Shën Apostullit Pali. Në letrën e tij drejtuar hebrenjve ai thotë: "Kujtoni mësuesit tuaj që predikuan Fjalën e Perëndisë dhe duke pasur para syve fundin e jetës së tyre, kopjoni besimin e tyre!" Besimi - besim i padiskutueshëm, i pakufishëm që mbart me vete të gjitha virtytet e tjera që Shenjtëria e Tij spërkatej rreth tij. Përulësi, durim i pafund, i cili ndonjëherë kufizohej me faktin që ne, njerëzit përreth tij, nuk mund ta perceptonim, sepse në këtë jetë plot tension, durimi pothuajse mungon. Është diçka ekzotike në jetën tonë dhe në Fjalën vetë Krishti thotë: "Me durim shpëtoni shpirtrat tuaj!" Ai ishte shumë preciz, një erudit i jashtëzakonshëm, një pamje tepër aristokratike, një finesë nga e cila vetëm mund të mësonim. Këto janë kujtimet e mia dhe janë për mua si një libër shkollor sipas të cilit duhet të përpiqemi të jetojmë.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD

Arkeologët po studiojnë kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë

Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..

botuar më 24-08-10 10.25.PD