Tryezë e rrumbullakët kushtuar përvjetorit të parë të partneritetit strategjik bullgaro-rumun u zhvillua në Bukuresht
Instituti Diplomatik Rumun dhe Instituti Diplomatik Bullgar organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: "Bullgaria dhe Rumania - një vit partneritet strategjik. Rruga përpara".
Ngjarja në Bukuresht më 14 mars iu kushtua përvjetorit të nënshkrimit të një deklarate politike për partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Rumanisë nga presidentët Rumen Radev dhe Klaus Johannis, më 15 mars 2023 në Sofje.
Me rastin e ngjarjes që e shënoi këtë përvjetor, Instituti Diplomatik Rumun theksoi: “Rumania dhe Bullgaria kanë zhvillim të përbashkët historik dhe interesa rajonale. Të dy vendet janë anëtarë të BE-së dhe NATO-s dhe kanë shqetësime të përbashkëta. Ne besojmë se është e rëndësishme të forcojmë pozicionin tonë të përbashkët në Detin e Zi në kontekstin aktual”.
Programi i forumit përfshiu fjalën hapëse të drejtorëve të dy instituteve diplomatike - Dr. Liliana Popescu-Burlan në emër të Institutit Diplomatik Rumun dhe Tanja Mihajllova, drejtoreshë e Institutit Diplomatik Bullgar. Më pas fjalën e morën Daniela Gutman – Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Rumanisë dhe Elena Shekerletova, zëvendësministre e Jashtme bullgare. Ato folën për Bullgarinë dhe Rumaninë dhe për strategjinë për të ardhmen në marrëdhëniet e tyre. Fjalët përmbyllëse ishin të Shkëlqesisë së Tij Brandusa Predescu - Ambasadore e Rumanisë në Sofje dhe Shkëlqesisë së Tij Radko Vllajkov - ambasador i Bullgarisë në Bukuresht.
Institutet diplomatike të dy vendeve janë ndër institucionet që kanë avancuar marrëdhëniet dypalëshe në një vit të fundit që nga nënshkrimi i deklaratës së partneritetit strategjik mes dy vendeve. Në vitin 2023, Instituti Diplomatik Bullgar publikoi studimin e tij "Politika e jashtme rumune në një kontekst gjeopolitik dhe Bullgaria", në të cilin dy studiues bullgarë përshkruan jo vetëm qëllimet strategjike të politikës së jashtme rumune, por edhe potencialin për përmirësimin e marrëdhënieve bullgaro-rumune dhe propozuan qasjet, për të aktivizuar marrëdhëniet mes bullgarëve dhe rumunëve. Nga ana tjetër, Instituti Diplomatik Rumun punon në drejtim të marrëdhënieve bullgaro-rumune dhe rajonale, dhe një nga këto studime, kushtuar Bullgarisë, u përmend në këtë aktivitet.
Radioja Kombëtare Bullgare, e cila nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Radio Rumaninë në vitin 2023, është pjesë e këtij trendi të ndërveprimit midis institucioneve shtetërore në të dy anët e Danubit. Radio Bullgaria kishte përfaqësuesin e saj në tryezën e rrumbullakët në Bukuresht më 14 mars 2024.
Në ditët në vijim do t'ju ofrojmë më shumë informacion për bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Lexoni më tepër për marrëdhëniet bullgaro rumune:
Foto: BTA, Instituti Diplomatik Bullgar
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i..