Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit pranë UNESCO-së. Ajo lidhet me hapjen e sezonit të Teatrit të Kombeve në Paris në vitin 1962.
Për të gjithë të dashuruarit pas këtij arti, ofrojmë një duet nga projekti “Artistë që këndojnë”. “Dashuria” për herë të parë e bashkoi në një këngë aktoren e paharrueshme Tatjana Llollova dhe këngëtarin Orlin Goranov, të dashur për disa breza. Muzikën e kompozoi Dono Cvetkov, tekstin e krijoi Stanisllav Penev, aranzhimin e bëri Krasimir Iliev.
Lexoi më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Ani Petrova, Stojan GrebenarovKrishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi..