Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Foto: Studioja vokale "Dëga"

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së Kulturës "Sredec".

Studioja vokale "Dëga" u formua në vitin 1993 nga kompozitori Dimitër Kërnollski dhe pedagogia vokale Snezhana Polihronova – Kërnollski në Shtëpinë e Kulturës “Sredec”. Që atëherë e deri më sot studioja nuk e ka ndërprerë aktivitetin e saj dhe në radhët e saj kanë kaluar qindra fëmijë dhe adoleshentë të talentuar. Këngëtarët e rinj japin rregullisht koncerte në Sofje dhe në vend, bëjnë regjistrime në BNR dhe BNT, marrin pjesë në dublimin e filmave për fëmijë, fitojnë vendet e para në konkurse dhe festivale kombëtare, realizojnë turne jashtë vendit. Këngëtarët e Studios "Dëga" kanë përfaqësuar vendin tonë në forume ndërkombëtare në më shumë se 30 vende. Këngëtarët e formacionit  janë nikoqirë muzikorë të festivaleve "Orfeu në Itali", "Kampi Veror Karnollski", "Magjia italiane" dhe "Kurora e Orfeut" - Greqi.

Sot në studio vokale trajnohen rreth 40 fëmijë të ndarë në tre grupmosha. Repertori i tyre përfshin mbi 300 këngë nga zhanre të ndryshme muzikore - nga muzika korale dhe kishtare, aranzhimet moderne të veprave të kompozitorëve Hendell, Mozart, Beethoven, Vivaldi, Pergolesi etj., deri te folklori, pop, rok, folk xhaz, rap, R&B. Ata i prezantojnë veprat në mënyrë monofonike ose polifonike (deri në tetë zëra), duke i plotësuar ato me etyde teatrale, valle dhe forma të tjera skenike.

Drejtoresha kryesore artistike e Studios "Dëga" është Snezhana Polihronova – Kërnollski. Ajo është një nga pedagoget kryesore vokale bullgare, me përvojë të madhe në punën me fëmijët. Është gjithashtu anëtare e jurive ndërkombëtare në Itali, Bullgari, Poloni, Spanjë, Rusi, Letoni, Izrael etj. Ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe Valle "Dobrin Petkov" dhe Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura "Prof. Asen Diamandiev" - Plovdiv. Në fillim të viteve 80-të, zonja Polihronova filloi punën si mësuese muzike në qytetin e Kërxhalit, ku drejtoi një kor të shkollës me mbi 180 fëmijë. Në këtë qytet ajo krijoi grupin e parë për fëmijë, të cilin e quajti Grupi Vokal "Dëga". Repertori interesant, përgatitja e mirë vokale dhe prania artistike skenike e këngëtarëve të vegjël e bëjnë grupin shumë shpejt popullor dhe të kërkuar jo vetëm në Kërxhali. Shfaqjet e grupit të fëmijëve takuan Snezhanën me burrin e saj të ardhshëm dhe bashkmendimtar Dimitër Kërnollski - një kompozitor i famshëm i këngëve për fëmijë. Të dy filluan të punojnë së bashku, dhe në fund të vitit 1992 u vendosën në Sofje. Një vit më vonë krijuan Studion Vokale "Dëga", e cila sot feston tre dekada. Ata gradualisht zgjeruan pa masë aktivitetet e tyre - organizuan koncerte, konkurse, etj.

"Bashkëshorti im ishte vërtet një novator - thotë zonja Polihronova. - Të tijat janë idetë për të gjitha konkurset tona, të cilat filluam t'i organizojmë pas vitit 1993, megjithëse vitet ishin shumë të vështira. Në vitin 1994 filluam të organizonim festivalet tona private.Por në vitin 2009, ai u largua nga kjo botë. Unë dhe djali ynë - Dimitër Kërnollski - i ri, vazhduam. Edhe pse ishte ende adoleshent kur humbi të atin, ai arritit’i kryente gjërat. Babai i tij la mbi 300 këngë për fëmijë. Nuk ka libër shkollor muzikor që të mos përmbajë ndonjë këngë prej tij, nuk ka konkurs këngësh për fëmijë që të mos ketë veprën e tij. Në vitin 2023 organizuam një festë kombëtare të këngës bullgare për fëmijë, të cilën ia kushtuam babait Kërnollski. Ne planifikojmë ta bëjmë traditë këtë festë. E mbajtëm në Shtëpinë e Kulturës “Sredec”, udhëheqja e së cilës gjithmonë i mbështet projektet tona. Puna me Studion Vokale "Dëga" është jashtëzakonisht e këndshme dhe e kënaqshme. Fëmijët që këndojnë me ne jo gjithmonë e zgjedhin muzikën si profesion, por ajo mbetet përgjithmonë pjesë e jetës së tyre. Më kanë thënë se aftësia e tyre për të kënduar dhe për të qenë artistikë në skenë u ka fituar shumë miq. Mes këngëtarëve tanë ka mjaft muzikantë të njohur. Të gjithë i mbaj mend si fëmijë, kujtoj hapat e tyre të parë. Kjo është shumë emocionuese. Ndonjëherë fëmijët vijnë shumë të ndrojtur, ata janë të shqetësuar për të kënduar. Por së shpejti ata i kapërcejnë të gjitha këto, gëzohen dhe fjalë për fjalë fluturojnë nëpër skenë. Ia vlen gjithë mundimi për të shijuar rezultate të tilla. Thjesht duhet të shikosh përpara dhe të besosh në atë që po bën.”


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Studioja vokale "Dëga"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD