Investimi në sigurinë e Detit të Zi do të garantojë paqen dhe lirinë në rajon dhe në Evropë. Bullgaria mbështet formulën e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën në qershor në Zvicër. Kështu deklaroi ministri në detyrë i punëve të jashtme Stefan Dimitrov në Konferencën e Dytë kushtuar sigurisë në Detin e Zi, në kuadër të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Konferenca në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje organizohet bashkërisht nga ministritë e jashtme të Bullgarisë dhe Ukrainës.
Aleatët në Detin e Zi mund të mbështeten te SHBA. Putin mendonte se fqinjët e Ukrainës do të përçaheshin, por e kishte gabim. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një video-lidhjeje. "Ne punuam me Bullgarinë për të ndaluar dezinformimin e huaj," tha Blinken, duke vënë në dukje nevojën për ndihmë perëndimore për të forcuar aftësitë ushtarake të Kievit.
Ne duhet të forcojmë sigurinë në Detin e Zi, i cili është kyç për Bullgarinë, Ukrainën, Turqinë dhe Rumania, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. Në një lidhje video, ai tha: "Vetëm humbja e Rusisë dhe kthimi i integritetit territorial në Ukrainë do të garantojë stabilitet dhe paqe," shtoi ai.
Foto: BGNES, BTAKa shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë..