Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse instrumenti i tij - kitara - është shumë i njohur dhe ekziston pothuajse në të gjitha kulturat në një formë ose në një tjetër, Angell Demirev e kërkon pikënisjen e kërkimeve të tij në fëmijërinë.
Ai ndan me mirënjohje dhe dashuri që nga babai dhe vëllai i tij mësoi trajtimin e instrumentit dhe mënyrat e të luajturit që kufizohen rreptësishtë në zonat tona gjeografike, madje edhe më në lindje, dhe nuk janë shumë të njohura për botën perëndimore. Ai i kombinoi këto aftësi me arsimin e marrë në shkollën e muzikës në qytetin Stara Zagora, ku studioi kitarën klasike. Aty u njoh me muzikën klasike që nga koha paraklasike e deri në ditët e sotme. Më pas, si çdo adoleshent, filloi të luajë kitarën elektrike, e cila e preokuponte me impulset e saj novatore.
Të gjitha këto akumulime i kthejnë koncertet e tij në ngjarje të pritura me padurim nga njohës të muzikës origjinale bashkëkohore cilësore përtej kufijve dhe vijave ndarëse. Një nga këto koncerte do të mbahet më 18 prill në Studion e Parë të BNR-Plovdiv, ku Angell Demirev do të prezantohet me treshen e tij akustike. Pranë tij në skenë do të jenë Petër Milanov - gjithashtu në kitarë akustike dhe Hristo Minçev në kontrabas.
Ju ofrojmë paraprakisht ekzekutimin e tyre të këngës “Je i bukur, pylli im”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/p/Angel-Demirev
Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..
Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi,..