Të enjten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Do të jetë me re. Paradite do të ketë reshje shiu kryesisht në Bullgarinë Lindore. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit - një erë e fortë veriperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në kryeqytet 13°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në mëngjes do të ketë ende shi. Temperaturat e ajrit do të jenë 12-16°. Uji i detit është 15-16°.
Në male do të mbajë vranësira me reshje shiu, mbi 1300 metra borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 7°, në 2000 m deri në minus 1°.
Të premten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë, por do të jenë më të dobëta dhe në më pak rajone, kryesisht në Bullgarinë Jugore. Do të jetë më e freskët.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..