Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga “24 Çasa”.
40 ditë para zgjedhjeve të 9 qershorit për parlamentin kombëtar dhe eurodeputetët, GERB-SDS është forca e parë politike me 24.9% mbështetje. E dyta janë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.5%. Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 14,4% dhe “Vëzrazhdane” me 14,2 për qind kanë përkrahje pothuajse të njëjtë të atyre që kanë shprehur gatishmëri për të votuar. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 9.1% të mbështetjes. “Ka një popull të tillë” (ITN) hyn në parlamentin e ri me 4.8% të votave. 6.9% kanë deklaruar se do të përdornin opsionin "Unë nuk mbështes askënd". 49% kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në votime, ose më shumë se 2.6 milionë votues.Bullgaria nuk ka gabime në përthithjen e fondeve të BE-së në fushën e bujqësisë dhe burimeve natyrore për vitin 2023, theksohet në raportin vjetor të auditorëve evropianë. Raporti u diskutua në takimin e përbashkët të ministrit të bujqësisë, Georgi..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" do të mbështesë një qeveri të GERB-SDS, BSP - E majta e bashkuar dhe "Ka një popull të tillë" në votimin e saj në Kuvendin Popullor si pjesë e formimit të shumicës parlamentare. Disa orë para..
Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..