Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga “24 Çasa”.
40 ditë para zgjedhjeve të 9 qershorit për parlamentin kombëtar dhe eurodeputetët, GERB-SDS është forca e parë politike me 24.9% mbështetje. E dyta janë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.5%. Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 14,4% dhe “Vëzrazhdane” me 14,2 për qind kanë përkrahje pothuajse të njëjtë të atyre që kanë shprehur gatishmëri për të votuar. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 9.1% të mbështetjes. “Ka një popull të tillë” (ITN) hyn në parlamentin e ri me 4.8% të votave. 6.9% kanë deklaruar se do të përdornin opsionin "Unë nuk mbështes askënd". 49% kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në votime, ose më shumë se 2.6 milionë votues.Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor, kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zgjedhjet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Vende-vende, kryesisht në Bullgarinë Jugore, do të ketë reshje të dobëta bore, në rajonet ekstreme juglindore - reshje shiu. Shpërndarje më të ndjeshme dhe ulje të..
Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..