Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill Arnaudov” më 25 prill.
Kori u krijua në vitin 1966, me emrin e themeluesit dhe dirigjent shumëvjeçar Prof. Vasill Arnaudov. Për rolin e tij në jetën kulturore në vendin tonë, kori ka marrë një sërë çmimesh kombëtare. Ai është laureat i dy çmimeve Gran Pri, gjashtë çmimeve speciale dhe tetëmbëdhjetë çmimeve të para nga konkurse ndërkombëtare. Ai u prezantua në forume prestigjioze muzikore në afro 30 vende evropiane, në Japoni dhe Turqi. Ai ka pllaka gramafoni, të incizuara për kompani televizive dhe radioje evropiane dhe japoneze, si dhe tetë kompakt disqe solo. Në dekadat e fundit, dirigjente e korit është Teodora Pavlloviç - profesoreshë e dirigjimit koral, drejtuese e departamentit "Dirigjim dhe kompozim" në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov".
"Në lidhje me 50-vjetorin e Shtëpisë së Kulturës “Sredec”, Kori i Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov" përgatiti një koncert festiv të quajtur "Për shumë vjet" - thotë prof. Pavlloviç. – Kjo është urimi ynë muzikor për përvjetorin e Shtëpisë, të cilën e duam shumë. Programi përfshin vepra nga Handell, Mozart, si dhe vepra të kompozitorëve të shquar bullgarë, ndër të cilët janë emrat e Petko Stainov, Todor Popov, Filip Kutev, Aleksandër Tanev.Jam е sigurt se do të ketë shumë frymë festive. “Sredec” është vërtet shtëpia jonë krijuese. Duhet të them se kjo shtëpi e kulturës është jashtëzakonisht e rëndësishme si për njerëzit që drejtoj, ashtu edhe për mua personalisht. Në “Sredec” fillova të punoj në vitin 1984 si dirigjente e Korit të Vajzave të Sofjes, i cili fatkeqësisht nuk ekziston më. Paralelisht punova me Korin e Dhomës së Sofjes, i cili u bë pjesë e institutit të kulturës në vitin 1993. Gjatë asaj kohe në radhët e tij kaluan disa breza këngëtarësh. Pas pandemisë erdhën këngëtarë të rinj dhe jo vetëm nga Bullgaria. Kemi një këngëtare nga Ukraina, disa vajza nga Kina, nxënëse të mi nga Akademinë Kombëtare të Muzikës. Ne vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Simona Stanoeva, Grozdan Hristozov
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..