Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore.
Të martën reshjet nga veriu do të fillojnë të ndalen, por do të vazhdojnë të bien në shumë rajone të Bullgarisë Jugore.Në pjesën veriperëndimore të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga lindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7° dhe 12°, kurse maksimalet do të jenë nga 17° deri 22°. Në Sofje, minimumi do të jetë 8°, maksimumi - rreth 20°.
Mbi malet vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu mbi 2200 m reshjet do të jenë nga bora. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi lindor-verilindor. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 7°, në 2000 metra - rreth 4°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Në bregdetin jugor reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi. Pas mesditës, vranësirat mbi bregdetin verior të Detit të Zi do të çahen. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14°-17°. Temperatura e ujit të detit është 14°-15°.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..