Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 9°. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15° dhe 20°, në Sofje rreth 16°.
Në zonat malore do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu mbi 1800 m - nga borë, vende-vende do të jenë të konsiderueshme në sasi dhe të shoqëruara me bubullima. Në mbrëmje reshjet do të dobësohen dhe do të ndalojnë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 8°, në 2000 m - rreth 3°.
Do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu përgjatë Detit të Zi. Në disa rajone reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të shoqëruara me bubullima, por nga mbrëmja në shumicën e zonave do të ndalen. Temperaturat maksimale do të jenë 14°-18°. Temperatura e ujit të detit është 14°-15°.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..