Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit Jotova theksoi: “Këtu në kishën e “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ngrit zërin më i fuqishëm për liri – zëri i babait që vret gruan, fëmijët dhe veten e tij që të mos jenë më skllevër. Ata u bënë pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt lirisë”, tha nënpresidentja. “Nuk ka armik që mund të na mposhtë, vetëm kur jemi të bashkuar – ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të transmetojmë sot në shekullin e 21-të, për të qenë të denjë për kujtimin e viktimave të prillit 1876”, theksoi Jotova.
Në qytetin Bjalla Çerkva shënojnë gjithashtu Kryengritjen e Prillit. Më 10 dhe 11 maj të vitit 1876, banorët e qytetit nga çeta e Baço Kiros dhe priftit Hariton u nisën për të luftuar për lirinë bullgare nga Manastiri Drjanovski.
Lexoni më shumë:Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..