Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonja Jonçeva - zëri bullgar i operës nga skenat botërore

“Për mua ka qenë gjithmonë një privilegj të them se jam bullgare"

Foto: BGNES

Shpeshherë, kur flasim për Bullgarinë, përvijohet vija ndarëse midis "para" dhe "tani" - në aspektin politik, social dhe historik. Por ajo në të cilën vendi ynë është pa dyshim i pranishëm pa ndarje dhe pa periudha është historia botërore e artit operistik. Boris Hristov,  Nikollaj Gjaurov, Nikolla Gjuzelev , Gena Dimitrova, Rajna Kabaivanska, Aleksandrina Pendaçanska  ... – këta janë disa nga zërat bullgarë që shënuan pavdekësinë e artit të madh. Më parë, tani dhe përgjithmonë! Mes tyre në afro dy dekadat e fundit qëndron sopranoja e talentuar Sonja Jonçeva.

“Për mua ka qenë gjithmonë një privilegj të them se jam bullgare, nga vij dhe çfarë kam në vete. Për mua të luaj këtë rol të vogël, gjatë karrierës sime, në historinë e muzikës klasike bullgare është një privilegj i madh. “- tha sopranoja me famë botërore gjatë vizitës së saj të fundit në vendlindje para rreth dy muajsh. Shkak për këtë ishte pjesëmarrja e saj debutuese në një shfaqje në skenën e Operës Kombëtare në Sofje.


12 vjet pas koncertit të saj të parë para publikut vendas ajo u rimishërua në imazhin e Mimit nga opera "Bohemë" e Giacomo Puccini në skenën bullgare. Ishte debutimi në këtë rol në vitin 2014 që e solli Sonja Jonçevën në skenën e Operës Metropolitane, dhe pas kësaj në Operën e Parisit, La Scala në Milano, Staatsoper Berlin dhe në Operën bavareze në Munih.


Sonja Jonçeva është “Mimi perfekte” – shkruan kritika botërore dhe për këtë u bind publiku bullgar në fillim të marsit.

Gjatë takimit të saj me gazetarët në Sofje Sonja Jonçeva foli për suksesin botëror, se as e kërkon, as lufton për të “E kam lënë të vijë kur të dojë”, tha këngëtarja.

"Për mua, suksesi im nuk ka qenë kurrë vetëm i imi. Ai u përket të gjithë të tjerëve rreth meje. Kjo është arsyeja se pse unë punoj në operë, sepse ajo është një makinë e madhe artistësh të jashtëzakonshëm që marrin frymë, punojnë, jetojnë për dy orë në një skenë. Është vërtetë unike."

Përveç se këndoj, unë jam një adhuruese e madhe e zërit njerëzor”, shtoi Jonçeva.


“Mendoj se ai është vërtet një pasqyrë e shpirtit tonë. Madje karriera ime filloi sepse u dashurova me zërin e një këngëtareje që nuk ia di as emrin. Isha një vajzë e vogël, 14-15 vjeç, kur këndoja në një kor dhe ajo erdhi si soliste. Zëri i saj ishte aq i bukur dhe në fakt unë fillova të këndoj profesionalisht për shkak të saj. Kjo dashuri për tingullin dhe timbrin e zërit njerëzor më bëri të organizoj serinë e koncerteve "Zërat e Vërtetë" në sallën "Bullgaria", ku artistët botërorë këndojnë këngë nga shpirti i tyre dhe nga vendet e tyre, tha Jonçeva - Mendoj se muzika si art arrin t'i tregojë të gjitha gjendjet tona, të depërtojë në psikologjinë tonë aq thellë sa të mos na duhen më fjalë për t'u shprehur.”

Vittorio Grigolo, Rolando Villazon, Piotr Beczała dhe Joyce DiDonato janë yjet e sezonit të dytë të Sofjes të "Zërat e Vërtetë", i cili nis në tetor 2024. Për më tepër, aktiviteti do të ketë edhe shtëpinë e tij të dytë - sallën prestigjioze "Viktoria" në Gjenevë, ku do të dëgjohen koncertet e paraqitura për herë të parë në Bullgari. Së shpejti Sonja Jonçeva do të prezantojë një program të ri para publikut në Gjermani.

"Kam një projekt në Baden-Baden, i cili quhet “Aktorja që këndon” – ky është një program me muzikë filmi nga vitet 1930 e deri më sot. Dirigjenti do të jetë maestro Najden Todorov.  Kam mbledhur shumë muzikë të bukur nga filma, për të cilët gjyshi im më ka treguar se gjyshja ime ka kënduar para pasqyrës.”


Roli për të cilin po ëndërron Sonja Jonçeva është sa afër, kaq edhe larg:

"Kam një simpati të madhe për Salome nga Richard Strauss, por e di që tani për tani ende nuk mund ta realizoj. Pra, ajo mbetet si një ëndërr në shpirtin tim, sepse Salome është kaq e re, kaq energjike dhe erotike, gjë që është e natyrshme për rininë dhe në të njëjtën kohë kërkon një zë kaq të fortë dhe jashtëzakonisht me përvojë. Unë nuk jam gati vokalisht për të, por ajo mbetet në ëndrrat e mia.”

Në verë, ylli i operës do të marrë pjesë në festivalin "Opera në Teatrin Veror" në Varna. Më 6 gusht me shfaqjen "Bohemë" me dirigjent Krëstin Nastev dhe më 10 gusht me "Manon Lescaut" të Puccini-t me dirigjent Najden Todorov dhe me pjesëmarrjen e tenorit të famshëm armen Arsen Soghomonjan. Më 4 dhjetor 2024, Sonja Jonçeva do të rikthehet në Sofje për pjesëmarrjen e saj të radhës në "Zërat e Vërtetë" me recitalin e suksesshëm në mbarë botën, "Ad una stella" shoqëruar me piano.

Lexoni më shumë:


Foto: BGNES, Facebook / Sonja Jonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

Këngëtarja e dashur Jordanka Hristova me një koncert nën qiellin e yllit në Teatrin Antik në Plovdiv

Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të..

botuar më 24-08-12 7.20.PD

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD