Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Foto: Arkiv personal Nikolay Deliyanev

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i Kishës Katolike Romake në Vatikan. Këtë vit, delegacionin shtetëror më 22 dhe 23 maj do të udhëheqë personalisht presidenti Rumen Radev.
Në ditën e parë të vizitës, kreu i shtetit do të marrë pjesë edhe në prezantimin e ekspozitës “Atoni në vizatime dhe fotografi” në Universitetin Papnor Lateran në kryeqytetin italian. Presidenti do të vizitojë edhe bazilikën "Santa Maria Maggiore", ku në shekullin e IX Papa Adriani II bekoi alfabetin bullgar. 
Bazilika „San Klemente“
Çdo vit delegacioni bullgar i dhuron kreut të Kishës Katolike Romake një dhuratë që shpreh respektin e popullit bullgar për besimin dhe për simbolet që bashkojnë botën ortodokse dhe katolike. Çdo herë, një nderim i veçantë i bëhet punës së ndriçuesve Sllavë, vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të cilët krijuan alfabetin bullgar, i cili sot është alfabeti i tretë i BE-së dhe njihet si një trashëgimi kulturore e përbashkët e Evropës.
Nikollaj Delijanev
Shkronjat bullgare - nga e para tek e fundit - janë pikturuar në veprën e tij nga piktori Nikollaj Delijanev, i cili është me origjinë nga qyteti i Sandanskit, por që jeton në Romë për afro 30 vjet. Puna e tij plastike, në formën e një libri të hapur, do t'i jepet si dhuratë Papa Françeskut gjatë vizitës së delegacionit tonë shtetëror. 
"Me këto shkronja (të pikturuara në një bazë druri) doja të bëja një lloj mesazhi, sepse deri në këtë moment nuk kishte një vështrim të tillë të alfabetit bullgar si "alfa dhe omega" – në një farë mënyre alfabeti ynë në formë të plotë, nga fillimi deri në fund. Duhet të mendojmë se ka gjithmonë një fillim dhe një fund, por arti është i pakufishëm dhe krijon ndjesinë se aftësitë njerëzore janë të pakufishme." – thotë piktori Nikollaj Delijanev në një intervistë për Radio Bullgarinë:

"Ideja erdhi nga At Prof. Ivan Ivanov, përgjegjës për Kishën Bullgare në Romë, dhe me afrimin e festës së vëllezërve, Shenjtorëve Kirili dhe Metodi, vendosëm të bëjmë një mesazh për paqe dhe një mesazh përmes fesë, për bashkëpunim mes feve. Ai përmbahet në kompozimin që përshkruan një libër të shenjtë, dhe aty është alfabeti bullgar - Falë këtij alfabeti është shkruar edhe historia jonë shekullore. Prandaj ashtu si shkronjat edhe besimi na kanë ruajtur si popull dhe kanë ndihmuar në ruajtjen e traditave tona."
Teknika me të cilën pikturon Nikollaj Delijanev është një lloj iluzioni optik nëpërmjet përzierjes së ngjyrave dhe formave. Perceptohet sikur shikuesi “zhytet” në një dimension tjetër të pikturës. Ky është një shkrim specifik i piktorit dhe libri i hapur me shkronjat është realizuar me të njëjtën teknikë. 

"Unë ia kam kushtuar punën time alfabetit tonë, sepse është i vetmi i këtij lloji në botë, dhe shumë pak njerëz kanë fatin të krijojnë alfabetin e tyre unik në të cilin të shkruajnë librat e tyre. Kështu që puna ime është një shenjë admirimi për këtë vepër dhe dua të tregoj për të në mënyrën më të mirë të mundshme. Falë artit, bota ruan një ekuilibër. Falë artit, bukuria mbetet gjithmonë e gjallë dhe mesazhet e mira ruhen. Kur ka art rreth nesh, ka shpresë se bota do të shpëtohet nga shkatërrimi." 
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij
Shumë shpejt u bë e qartë se Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij, i cili do të jetë në pelegrinazh në varrin e Shën Kirilit më 22-23 maj, do t'i japë një bekim të veçantë veprës së Nikollaj Delijanev. Kjo do të bëhet në Bazilikën e San Clemente, ku është varri i Shë Kirilit Filozof. 
"Kjo më gëzoi shumë sepse e mora si një akt simbolik me të cilin alfabeti ynë i kthehet krijuesit të tij. Unë jam shumë i prekur nga kjo dhe jam mirënjohës që do të ketë një bekim nga Mitropoliti Antonij përpara audiencës tek Papa Françesku" – thotë piktori Nikollaj Delijanev.

Foto: Facebook /Nikolay Deliyanev, Kisha Ortodokse Bullgare në Romë
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD