Është vetëm fillimi i javës së punës dhe tashmë ndihemi të lodhur, të djegur në punën tonë... Kështu që kënga e Grafa “Burnout” është vetëm për ne! Herët a vonë, të gjithë mund ta njohin veten në personazhin e "Burnout" si një nevojë për ta ngadalësuar shpejtësinë në jetën tonë.
Ky term ka hyrë në jetën tonë të përditshme dhe po imponohet gjithnjë e më shumë. Vlladimir Ampov – Grafa e përdori atë si titullin e këngës së tij të fundit, e cila renditet krahas hiteve të tij me tematikë shaka. Ai e kompozoi vetë muzikën, ndërsa tekstin e shkroi së bashku me Jordan Zheçevin. Aranzhimin e punoi me Zhivko Petrov, pianoja e njohur e të cilit dëgjohet në mënyrë elegante pak para përfundimit të këngës. Përveç këtij elementi delikat të xhazit, "Burnout" na shërben një koktej të freskët pop, country dhe blues.
Grafa thotë se ideja e këngës ka lindur nga miqësia dhe mbështetja e njerëzve nga lagja, nga zanatet dhe bizneset e tyre, nga atmosfera e ngrohtë e Sofjes së Vjetër. Tema serioze e “Burnout” dhe stresit është paraqitur me buzëqeshje, dhe zgjidhja është pikërisht kjo – të jetosh si komunitet dhe në mirëkuptim.
Foto: Facebook / Grafa.Official
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..