Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesaret e Bullgarisë “shkëlqyen” në transmetimin e Bethany Hughes më 24 Maj (VIDEO)

Bethany Hughes
Foto: x.com/bettanyhughes

Arkeologia dhe udhëtare e njohur Prof. Bethany Hughes nis një udhëtim emocionues nëpër Bullgari në episodin e ri "Thesaret me Bethany Hughes", i cili u transmetua në ditën festive të 24 Majit në kanalin Viasat History. Episodi u prit me padurim nga publiku bullgar.

Në episodin e filmuar vitin e kaluar, Bethany udhëtoi nëpër vendin tonë dhe vizitoi disa nga vendet më ikonike të lidhura me historinë tonë mijëvjeçare. Thesari i artë nga Varna e mahniti atë me punimin e tij mjeshtëror. Në Luginën e Mbretërve Trak, historiania britanike shijoi piktura murale jashtëzakonisht të gjalla në një varr 2300-vjeçar. Në Muzeun e Kazanllëkut, ajo zbuloi gjetje të mahnitshme trake, dhe në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, u mrekullua me mozaikët e shekujve IV-VI. Vëmendje e veçantë në episod i kushtohet qytetit antik Heraklea Sintika, ku Prof. Hughes zbuloi gjurmët e një bazilike dhe një shenjtërore të lashtë të perëndeshës Nemezida.

Prof. Bethany Hughes në Sozopoll

Në udhëtimin televiziv, historiania britanike na çon nga Manastiri ikonë i Rilës, i themeluar në shekullin e X-të dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-së, në fshatin Ribnovo në Rodope, ku prezanton zakonin unik të "vizatimit të nuseve". Në malin Stranxha, Prof. Hughes prezanton ceremoninë e vallëzimit mbi prush, të quajtur bullgarisht nestinarstvo - një ritual i mbushur me misticizëm dhe bukuri.

Historiania dhe prezantuese britanike përfundon rrugëtimin e saj përpara monumentit Buzlluxha, duke e paraqitur atë si një relikte komuniste dhe një simbol të përplasjes mes dhimbjes së kujtimit të së shkuarës dhe rrezikut për të harruar mësimet e saj.

Shikoni të gjithë episodin emocionues të "Thesaret me Bethany Hughes" kushtuar Bullgarisë këtu:

Lexoni më shumë:


Përpoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: x.com/bettanyhughes, Bashkia Sozopoll




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD

Ishulli Shën Anastasia tashmë pret turistët në një kishëz nënujore

Atraksioni më i ri në rajonin e qytetit tonë të Detit të Zi Burgas është një kishëz nënujore pranë ishullit Shën Anastasia. Kishëza u zhyt në janar dhe ndodhet në një thellësi prej rreth 15 metrash, raportoi euronewsbulgaria. Ajo është rreth 3..

botuar më 24-02-28 6.25.PD

Bullgaria pret turistë të rinj nga Hungaria

Bullgaria është ftuar si mysafir ekskluziv në ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit TRAVEL+ në Budapest. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në Hungari me një fokus të drejtpërdrejtë turistik, duke paraqitur ofertat më të fundit dhe më interesante..

botuar më 24-02-22 1.25.MD