Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i kërkoi BE-së mbrojtje kundër rritjes së importit të vezëve nga Ukraina

Foto: Ministria e Bujqësisë

Duhet të vendoset një instrument i ri financiar për mbrojtjen e fermerëve në kohë krize, tha ministri në detyrë i bujqësisë, Georgi Tahov, para Këshillit të Bujqësisë në Bruksel. Ai shtoi se Bullgaria mbështet propozimin e Kroacisë dhe Sllovenisë për të ndërhyrë në planet strategjike në kuadër të Politikës së Përbashkët Bujqësore në mënyrë që të ketë një mekanizëm për mbështetje financiare "ad hoc" në rast krize, transmeton BTA.

Këshilli diskutoi situatën e tregut si rezultat i luftës në Ukrainë. Tahov theksoi, se nga fillimi i vitit 2024 ka një rritje të importit të vezëve të freskëta të pulës nga Ukraina në Bullgari. Ne insistojmë në masat mbrojtëse, sepse kjo krijon shqetësim serioz te përfaqësuesit e sektorit në vend, theksoi ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy persona në Bullgari kanë vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

Dy persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Informacioni është konfirmuar për BNR nga Ministria e Shëndetësisë. Në Bullgari janë tre persona të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Dy janë nga Sofja dhe..

rinovuar më 24-08-29 1.31.MD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Të enjten para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira, ndërsa pas mesditës edhe në pjesën tjetër të vendit. Në shumë vende në Lludogorie dhe në rajonet malore do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive të..

botuar më 24-08-28 7.35.MD