Në Parlamentin e ri Evropian prej 720 anëtarësh do të jenë 17 deputetë bullgarë. Sipas të dhënave të para deri në orën 20:00 nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Gallup International”, partner i BNR-së në pasqyrimin e zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, në Parlamentin e ri Evropian do të ketë 6 forca politike bullgare
GERB-SDS /ГЕРБ-СДС/: 26.5%, ose 5 mandate;
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” - PP-DB /ПП-ДБ/: 16%, ose 3 mandate;
“Vëzrazhdane” /"Възраждане"/: 15.4%, ose 3 mandate;
Lëvizja për të Drejta dhe Liri – DPS /ДПС/: 11.7%, ose 3 mandate;
“BSP për Bullgarinë” /"БСП за България"/: 9,7%, ose 2 mandate;
“Ka një popull të tillë” - ITN /ИТН/: 6.2%, ose 1 mandat.
Pjesëmarrja e votuesve për Parlamentin Evropian ishte 29.8%. 3.1% kanë votuar me “nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhjet evropiane kanë të drejtë të votojnë shtetasit bullgarë në vend dhe bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, të cilët plotësojnë kushtet për të qenë të vendosur në territorin e BE-së.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..