Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare.
Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale - "Directions" (2013), "Circus" (2016) dhe "Little Alien" (2019). Por vetëm për shkak se është një nga kitaristët më të kërkuar nuk do të thotë se ai nuk mundet dhe nuk i pëlqen të këndojë. E dëgjojmë si në grupin e tij “Safo”, ashtu edhe në këngën e tij të parë solo “Cëk”, nga viti i largët 2013. Tani, 11 vite më vonë, Miro është gati me këngën e tij të dytë solo – “Kur të takova”.
"Të kënduarit është diçka që ka qenë gjithmonë në zemrën time dhe unë e dua shumë. Por nuk e kam pasur tekstin e duhur. Nuk jam nga ata këngëtarë që mund të këndoj gjithçka. Dua që teksti të më prekë shumë, dhe pastaj mund ta këndoj mirë, me diksion të mirë, pastaj respektoj çdo shkronjë, çdo tingull. Thjesht e prisja momentin e duhur me një tekst të mirë”, thotë Miro.
Për këngët e tij Mirosllav Ivanov gjithmonë krijon së pari muzikën, sepse nëse e krijon muzikën në bazë të tekstit, duhet të përputhet me ritmin e tekstit. Siç thotë ai në pjesën "Melofobia", ku merr pjesë - që të ketë muzikë, së pari duhet të ketë heshtje, sepse në heshtje artisti mund të dëgjojë shpirtin e tij dhe vetëm atëherë do të shfaqet muzika. Dhe tekstshkruesi e vesh këtë muzikë me fjalë.
Heshtjen në "Kur të takova" Mirosllav Ivanov e dëgjoi akoma gjatë pandemisë, kur ai kishte shumë kohë të lirë, ishte ende beqar, pa fëmijë - atëherë u shfaq muzika. Por që pasi vëllai i Miros - Svetlin Ivanov - shkroi tekstin erdhi momenti i realizimit. Për të, Miro iu drejtua Borisllav Bojaxhievit - Borçe në bateri, ndërsa për basin u ftua Aleksandër Obretenov.
Kënga është shumë personale për Miron, sepse teksti i "Kur të takova" rezulton të jetë profetik - në të Svetlin përshkruan një histori, dhe më vonë Miro takohet në mënyrë të ngjashme me gruan e tij Maria Koceva, e cila mori pjesë në videon e xhiruar nga Vasill Stefanov dhe Stefka Nikollova.
Dëshira e Mirosllav Ivanov është që të bëjë një album të tërë me këngët e tij në bazë të teksteve të vëllait të tij Svetlin dhe tashmë është duke punuar për këngën e radhës.
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..