GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të ftuar deputetët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), në orën 15:00 - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe nga ora 17:00 - "Vëzrazhdane". Në datën 18 qershor janë caktuar takime me Partinë Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë” dhe “Veliçie”. Pas çdo takimi GERB - SDS do të bëjë deklarata të shkurtra për media.
Shpresoj që nga sot të nisë dialogu aq i nevojshëm mes formacioneve politike. Gjithçka është në dorën e forcës së parë politike, partitë e tjera duhet të përfshihen në këtë dialog, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo hapi Asamblenë e Përgjithshme të Ligës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik në Sofje. Si një nga detyrat kryesore para parlamentit të ri, Jotova vuri në dukje anëtarësimin në Eurozonë.“Sot është një ditë historike për Bullgarinë,” deklaroi komisioneri evropian për çështjet ekonomike, Valdis Dombrovskis, para gazetarëve përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit të BE-së për votimin e vendimeve përfundimtare lidhur me pranimin e..
Vendimet përfundimtare për pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm po votohen sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i BE-së në Bruksel, pas një procesi që ka zgjatur dekada. Bullgaria dorëzoi kërkesën për..
Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit,..
Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi Bullgari do të kalojë një front atmosferik i ftohtë. Gjatë natës mbi rajonet veriperëndimore, ndërsa të mërkurën..
Anëtarësimi i plotë në BE nuk është as fundi i historisë, e as problemet nuk do të pushojnë së ekzistuari. Realizmi dhe vetëvlerësimi i drejtë duhet të..
Vendimet përfundimtare për pranimin e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari i vitit të ardhshëm po votohen sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe..