GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të ftuar deputetët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), në orën 15:00 - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe nga ora 17:00 - "Vëzrazhdane". Në datën 18 qershor janë caktuar takime me Partinë Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë” dhe “Veliçie”. Pas çdo takimi GERB - SDS do të bëjë deklarata të shkurtra për media.
Shpresoj që nga sot të nisë dialogu aq i nevojshëm mes formacioneve politike. Gjithçka është në dorën e forcës së parë politike, partitë e tjera duhet të përfshihen në këtë dialog, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo hapi Asamblenë e Përgjithshme të Ligës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik në Sofje. Si një nga detyrat kryesore para parlamentit të ri, Jotova vuri në dukje anëtarësimin në Eurozonë.Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..