Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të dëgjuarin... Të gjitha këto janë fakte objektive që bëhen motiv shtytës për Boris Bëndev, i cili megjithëqë lindi në një familje të të shurdhërve, ka fatin të dëgjojë. Ai merr përsipër misionin që t'ua lehtësojë jetën të paktën një pjese të këtyre njerëzve, zërin e të cilëve shteti nuk ia dëgjon dot.
Së bashku me mikun e tij Aleksandër Kalinov, Boris themeloi një kompani, qëllimi i së cilës është për të njohur një gamë më të gjerë njerëzish me gjuhën e shenjave. Ndër klientët me të cilët punojnë janë bashkitë, institucionet bankare dhe kompanitë private. Boris dhe Aleksandër i ofruan shërbimet e tyre Radios Kombëtare Bullgare dhe kështu lindi seria e videove mediatike publike "Lajme në gjuhën e shenjave".
“Imagjinoni se jeni një person që interesoheni për lajmet dhe çfarë po ndodh në botë dhe, duke parë televizionin apo diçka në internet, përkthimi është në një katror 5 x 5 cm dhe mezi mund ta lexoni dhe kuptoni. I tillë është realiteti që nëse një person i shurdhër dëshiron të shikojë lajme në gjuhën e shenjave, duhet të afrohet. Këtë e shoh tek babai im, i cili është i shurdhër dhe shumë shpesh edhe ngrihet nga divani dhe shkon te televizori që ta shohë. Përveç kësaj, shpesh gazetarët flasin shumë shpejt dhe vetë interpretuesi i shenjave mbetet prapa, gjë që ndikon në cilësinë e përkthimit. Ne folëm me Ivo Todorov (Drejtor i Drejtorisë së Programeve Digjitale në BNR) për këtë problem të veçantë dhe ai e pranoi shumë mirë idenë. Ai tha - "le ta bëjmë këtë rubrikë video" - dhe gjithçka u bë spontane, por jashtëzakonisht e nevojshme për njerëzit e shurdhër që mund të shijojnë formatin tonë inovativ, në të cilin përkthyesi është në qendër të kuadrit dhe është një lloj spiker lajmesh."
Është shumë e vështirë për një person të shurdhër në Bullgari të shërbehet në situata të thjeshta për shumicën e njerëzve, si marrja e një kredie, rregullimi i dokumentacionit etj. Prandaj, Boris mendon mundësi të reja për ta bërë mësimin e gjuhës së shenjave një aktivitet interesant dhe të këndshëm për një gamë më të gjerë njerëzish: “Ne komunikojmë me gjuhën e trupit dhe misioni ynë është ta përhapim këtë gjuhë dhe të tregojmë se sa e rëndësishme është në komunikimin tonë të përditshëm me njerëz që janë pak më ndryshe nga ne”. Prandaj në platformë ka video të dy miqve, në të cilat ata zhvillojnë biseda mbi tema të ndryshme duke përdorur vetëm duart e tyre. Madje disa këngë bullgare janë të përkthyer në gjuhën e shenjave.
Duke punuar me pasion, Boris është dëshmitar i mungesës së vullnetit nga institucionet për ta bërë të detyrueshme gjuhën e shenjave për mësimin në shkollat e specializuara për fëmijët që nuk dëgjojnë:
“Tema është shumë e ndjeshme për faktin se për shkak të mungesës së rregullores së qartë, ligjeve të qarta dhe një programit të qartë, mënyra se si janë të vendosura gjërat në shkolla është se theksi nuk vihet mbi gjuhën e shenjave. Është logjike kur dëgjojmë për një person të shurdhër ta lidhim atë me gjuhën e shenjave, por ironia është se gjuha e shenjave nuk mësohet gjerësisht në shkolla. Ky nuk është faji as i mësuesve, as i drejtorëve, por për shkak të mungesës së rregullores ose ligjit adekuat që kërkon shkollat ta bëjnë këtë. Prandaj, shumë shpesh fëmijët largohen nga atje pa qenë në gjendje të flasin dhe të komunikojnë në mënyrë adekuate, as të njohin gjuhën e shenjave, gjë që është shumë e çmendur”- shpjegon Bëndev.
Sipas të dhënave jozyrtare, në vendin tonë numërohen rreth 180 përkthyes të gjuhës së shenjave, por ata aktivë janë rreth 20. Numri i tyre në sfondin e 120 mijë personave është jashtëzakonisht i pamjaftueshëm, si dhe ai i atyre që u trajnuan në kurset e Borisit dhe Aleksandrit për 3 vjetët e fundit, 1000 njerëz. Megjithatë, Bëndev është optimist se po shkon në drejtimin e duhur dhe shpreson që në pesë vitet e ardhshme gjendja do të ndryshojë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Facebook/ Stray Sheep, BNR, Facebook / Boris BëndevTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..