Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn Witry, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Vladimer Mamuchashvili.
“Lludogorec” hapi rezultatin në minutën e 13-të të ndeshjes. Goli i dytë për bullgarët u shënua në minutën e 24-të me një kundërsulm të shpejtë. Në pjesën e dytë kampionët e Gjeorgjisë filluan të sulmojnë portën bullgare dhe në minutën e 62-të shënuan gol. Në minutën e 72-të, “Lludogorec” riktheu epërsinë me dy gola. Pavarësisht fitores, duhet të pendohemi që futbollistët tanë nuk arritën të shënonin më shumë gola, gjë që do t'i lejonte ata të shkonin më të qetë në Gjeorgji më 17 korrik për ndeshjen revansh.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..