Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn Witry, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Vladimer Mamuchashvili.
“Lludogorec” hapi rezultatin në minutën e 13-të të ndeshjes. Goli i dytë për bullgarët u shënua në minutën e 24-të me një kundërsulm të shpejtë. Në pjesën e dytë kampionët e Gjeorgjisë filluan të sulmojnë portën bullgare dhe në minutën e 62-të shënuan gol. Në minutën e 72-të, “Lludogorec” riktheu epërsinë me dy gola. Pavarësisht fitores, duhet të pendohemi që futbollistët tanë nuk arritën të shënonin më shumë gola, gjë që do t'i lejonte ata të shkonin më të qetë në Gjeorgji më 17 korrik për ndeshjen revansh.Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..
Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..