Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Mitropoliti i Loveçit Gavriil para Radio Bullgarisë

Foto: arkiv

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri ishte ndër dishepujt e dashur të Krishtit, ndërsa Shën Pali ishte ndër persekutuesit më të zellshëm të të krishterëve. I pari, ndoqi çdo hap të Shpëtimtarit dhe dëshmoi momente të rëndësishme deri në fund të udhëtimit të Tij tokësor. I dyti, nga një kundërshtar i ashpër i krishterimit, u bë një mbrojtës dhe përhapës i zellshëm i mësimeve të Krishtit. Edhe sot e kësaj dite, letrat e tij drejtuar korintasve janë burim i njohurive të përjetshme për jetën dhe virtytet njerëzore.

Çfarë i bashkon apostujt e shenjtë që arrijnë të vërtetën e Perëndisë në rruga të ndryshme?

"Ata janë krejt të ndryshëm, por për sa i përket veçorive të jashtme," vuri në dukje në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë Mitropoliti i Loveçit Gavriil, i cili ishte ndër tre kandidatët e denjë për fronin e patriku,.

Mitropoliti i Loveçit Gavriil

"Shën Apostulli Pjetër ishte një peshkatar i varfër analfabet, kishte edhe familje. Shën Apostull Pali mori një arsim të shkëlqyer, por ajo që i bashkon është Shpirti. Fryma e tyre e vetëmohimit, e zellit të zjarrtë, e shërbimit ndaj Zotit. Për shkak të kësaj xhelozie të zjarrtë, Apostulli Pjetër mbante vendin e parë midis apostujve. Dhe Apostulli i shenjtë Pali, i cili u kthye në besim pasi Zoti e kërkoi atë, pas vitesh të vështira në shërbim të Zotit, thotë: "Me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk ishte i kotë, dhe unë u mundova më shumë se të gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që ishte me mua”.Në fakt, ai ka bërë shumë. Ai bridhte në shumë vende dhe pësoi shumë përndjekje, por bëri edhe shumë që Kisha të përhapej. Ai ndihmoi shumë njerëz të bëhen të krishterë, për të hedhur themelet për atë që Kisha ndërton deri më sot. Kjo është ajo që ata kanë të përbashkët dhe prandaj kisha i quajti suprem dhe bashkoi kujtesën e tyre në një ditë. Domethënë në shpirt janë si vëllezërit më të afërt.”

Nuk është rastësi që Apostujt e Shenjtë Pjetër dhe Pali janë aq të lidhur saqë vdiqën si martirë për besimin në të njëjtën ditë. Dhe barazia e trashëguar mes tyre transferohet si trashëgim në marrëdhëniet midis kishave vendase dhe përkatësisht midis patrikëve, peshkopëve dhe priftërinjve.

“Çdo peshkop, qoftë peshkop, kryepeshkop, mitropolit apo patrik, ka të njëjtin hir. Hiret e peshkopëve janë të njëjta. Ata ndryshojnë në shërbim, por në Simbolin e Besimit thuhet: “Besoj në një kishë të shenjtë apostolike...” Domethënë Kisha është e bashkuar. Zoti tha: "Kudo që dy a tre janë mbledhur në Emrin Tim, unë jam në mes të tyre”. Kreu i Kishës Ortodokse, gurthemeli i Kishës sonë, është Zoti Jezu Krisht. Ne nuk kemi një kryetar tokësor të të gjitha Kishave. Kishat autoqefale janë të barabarta mes tyre. Ata ndryshojnë në pozitë, por në pushtet janë të barabartë, dhe organi më i lartë drejtues në Kishë është Tubimi i të gjitha Kishave Ortodokse. Ai mund të marrë vendime që duhet të zbatohen nga të gjitha kishat ortodokse. Përndryshe, çdo kishë vendos për çështjet e veta dhe askush nuk mund të marrë pushtetin e një kishe të caktuar në territorin e saj kanonik.”

Pikërisht në këtë kuptim, është e papranueshme, nga pikëpamja kanonike, të flitet për ndikim nga një apo një tjetër Kishë lokale.

Sipas fjalëve të Mitropolitit Gavriil, në Ortodoksi, “kur të mblidhet një tubim në emër të Zotit, atëherë Zoti do të jetë ai që do të sugjerojë se çfarë vendimesh duhet të marrë ai. Ky është kreu i kishës dhe në këtë mënyrë ai sundon me Hirin e Tij edhe kishën e tij tokësore”, thekson Mitropoliti i Loveçit.

Kisha jonë shpesh kritikohet se nuk është mes njerëzve për të predikuar Fjalën e Perëndisë, siç bënin apostujt e Krishtit. Si i përballon Kisha jonë këtyre sfidave? 

Gjëja më e rëndësishme që bën kisha janë shërbesat e adhurimit, Sakramentet e Shenjta, sepse ato sjellin hir. Pa hir nuk mund të bëhet asgjë e dobishme, por shërbesat janë të lidhura edhe me predikimin. Kur predikojmë, duam të shpëtojmë vullnetin e lirë të një personi dhe kështu, jo me forcë, por me liri, të tërheqim vëmendjen e tij. Në këtë drejtim, Kisha bën shumë për ne, por kur një person nuk asiston në shërbimet kishtare dhe nuk kungohet, është e vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë një shërbesë adhurimi - gjëja më e rëndësishme në Kishë. Gjatë kohës së ateizmit në vendin tonë shërbesat e adhurimit nuk ishin të ndaluar dhe falë kësaj besimi mbijetoi, sepse shërbesat liturgjike sjellin fuqinë e hirit.”

Përveç kësaj, Sinodi i Shenjtë ka dhjetë vjet që organizon një konkurs për fëmijë dhe çdo verë në manastire rregullohen kampe për fëmijë. Botohen edhe libra, ndër të cilët Ungjilli për Fëmijë, si dhe tekste shkollore për nxënësit nga klasa 1 deri në 12, të cilat shpërndahen pa pagesë. “Është për t’u mjerë që deri më tani nuk arritëm të bëjmë që lëndët fe dhe ortodoksi të mësohen në shkollat, megjithëqë kemi tekste shkollore”, vëren me shqetësim Mitropoliti Gavriil dhe shton: "Dhe ne bëjmë shumë gjëra të tjera - në disa vende organizohen kuzhina për të varfëritë. Ne nuk i reklamojmë ato, por njerëzit që duan e dinë për këtë".

Krenaria më e madhe e Mitropolisë së Loveçit është shkolla e krishterë - ëndrra e madhe е gjyshit Gavriil:

“Po, ëndërruam prej kohësh, përderisa para rreth 6 vitesh e krijuam një shkollë. Ajo është e përgjithshme, ishte fillore dhe nga ky vit është tetëvjeçare. Në të mësimet jepen sipas programit të Ministrisë së Arsimit. Një veçori është se nxënësit kanë më shumë orë mësimore të fesë ortodokse. Ne zgjedhim mësues të tillë që përpiqen t'i rrisin fëmijët mirë dhe mbi bazën e virtyteve të krishtera, ungjillore dhe bëjmë çmos që të krijojmë rrënjë të mira te këta fëmijë. Edhe Mitropoliti i Nevrokopit Boris, në vitet 40-të të shekullit të kaluar, thoshte se shkolla mëson por nuk edukon dhe në ditët e sotme kjo është edhe më e theksuar. Dhe kur janë të dyja është mirë. Sepse një njeri i arsimuar, por i paedukuar është keq, por kur ka edhe edukimin e mirë edhe njohuritë – kjo tashmë është e mrekullueshme.”

Si arrin të mbijetojë Kisha jonë në botën moderne?

“Uniteti ruhet duke respektuar Ungjillin e Shenjtë, duke respektuar rregullat e Kishës, kanunet e saj, dogmat e saj, mësimet e etërve të shenjtë. Kur kemi Krishtin në vete, ndihemi si vëllezër e motra, e duam njëri-tjetrin dhe përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbajmë barrët e njëri-tjetrit, të gëzohemi në gëzimet e njëri-tjetrit dhe të vajtojmë me hidhërimet e njëri-tjetrit. Prandaj është e nevojshme të kemi hir, pa të cilin nuk mund të ketë asgjë të vërtetë në botë. Kur respektojmë ortodoksinë e shenjtë, mësimet e saj, atëherë natyrshëm do të kemi edhe hirin e Zotit dhe do të mund të jemi të bashkuar në familje, të bashkuar në shoqëri, të bashkuar edhe në jetën kishtare. Pa këtë nuk është e mundur.”

Në fund të bisedës sonë, Mitropoliti Gavriil kujtoi atë që tha Vasill Drumev - Mitropoliti Kliment, se nëse ka Ortodoksi, do të ketë Bullgari. “Bullgaria ka kapërcyer shumë momente të vështira në historinë e saj, falë ndihmës së Zotit, falë faktit se ishte në vend i krishterë – ortodoks – theksoi Mitropoliti Gavriil. – Ne kishim shenjtorë që na udhëhoqën. Falë Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, ne kemi marrë shkrimin dhe shkrimet e shenjta në gjuhën tonë amtare. Populli e kuptonte atë që iu predikua dhe besimi u rrënjos thellë në ndërgjegjen e tij, falë të cilit kishim edhe shenjtorë si Shën Patriku Evtimij dhe Shën Ivan Rillski, të cilët e ndriçuan popullin tonë në rrugën e vështirë dhe e ndihmuan. Dhe ky është amaneti im - të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur. Dhe nëse e bëjmë, do të na ruajë në të ardhmen. Çfarëdo vështirësie që të vijnë, me ndihmën e Zotit dhe besimin ortodoks do t'i kapërcejmë dhe Bullgaria do të mbetet përgjithmonë."


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova, BTA, pravoslavie.bg, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD