Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Ivajllo Vëllçev
Foto: "Ka një popull të tillë"

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Evropian do të votohet të enjten. Nëse ajo zgjidhet nga eurodeputetët, do të kthehet në post për pesë vitet e ardhshme. "Ka një popull të tillë" (ITN) është një nga forcat politike që për herë të parë dërgoi përfaqësues atje - Ivajllo Vëllçev.

Cilat pjesë të legjislacionit ju interesojnë më shumë, a keni tashmë ambicie për propozime konkrete - ndoshta për bujqësinë duke pasur parasysh protestat e fermerëve apo diçka tjetër?

Po, këto janë gjëra të rëndësishme. Së pari, duhet të shohim se cilat prioritete do t'i vendosë vetes grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian. Pas kësaj, detyra ime do të jetë t'i kombinoj ato me atë që ne e konsiderojmë si parësore dhe të rëndësishme për Bullgarinë. Ndoshta këtë vit, ky mandat në përgjithësi, duhet të fokusohet në miratimin real të atyre ligjeve që nevojiten, dhe jo vetëm që Parlamenti Evropian të nxjerrë rregullore dhe ligje.”

Cilat janë këto probleme më urgjente, ose më saktë - në cilat sfera janë ato, ndoshta në aspektin ekonomik apo të mbrojtjes?

Sigurisht në aspektin ekonomik, të paktën ajo që është e rëndësishme për Bullgarinë. Në takimin e mbajtur të grupit tonë të konservatorëve dhe reformistëve evropianë, vura re se ajo që folëm këtu gjatë fushatës sonë në Bullgari është një temë e përbashkët jo vetëm për ne - rishikimi i marrëveshjes së gjelbër, kuotat për prodhimin bujqësor, kuotat për peshkimin, aftësia e Evropës për të ushqyer veten. Nëse e shikojmë buxhetin e parashikuar të Bashkimit Evropian, do të shohim se për një temë tjetër që është e rëndësishme për ne - lufta kundër migracionit të paligjshëm, me sa duket më në fund në Bashkimin Evropian e kuptojnë rëndësinë e saj, sepse paratë e parapara për ndalimin e migracionit të paligjshëm dhe parandalimit të tij janë dy herë më shumë se ato për sigurinë dhe mbrojtjen. Pra, është e rëndësishme për mua që në nivelet më të larta të arrihen përfundimet se cilat tema janë vërtet të rëndësishme për Bashkimin Evropian për momentin.”


Si e shihni punën tuaj me eurodeputetët e tjerë bullgarë? A mendoni se mund të ketë bashkëpunim më të madh mes jush sesa në parlamentin kombëtar?

Për mua është shumë e rëndësishme që pavarësisht grupit politik që i përkasin përfaqësuesit bullgarë, të bisedojnë me njëri-tjetrin. Unë personalisht premtoj se do të bëj të pamundurën në këtë drejtim që 17 përfaqësuesit bullgarë në Parlamentin Evropian të bisedojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe nga pikëpamja e asaj që është e rëndësishme për vendin tonë.

Ju vetë е prekët temën e buxhetit, që në fakt është një nga detyrat më të rëndësishme të Parlamentit Evropian...

Është e qartë për të gjithë se Evropa duhet të rrisë shpenzimet e saj për mbrojtjen, por, nga ana tjetër, le të shohim se cilat janë pjesët më të mëdha të buxhetit. Në përgjithësi, si gjithmonë pjesa që i akordohet burimeve natyrore dhe mjedisit, në mos gaboj është më shumë se 1/3 e buxhetit. Aderimi ekonomik, social dhe territorial janë pjesët që do të ishin me rëndësi më të madhe për Bullgarinë, pasi për ne është shumë e rëndësishme së pari se çfarë do të arrijë tek ne dhe së dyti - një temë tjetër e madhe është se si do të absorbohet në Bullgari. Kjo është diçka që varet edhe nga pala bullgare.

Në sfondin e paqëndrueshmërisë politike në vendin tonë - nëse kolegët tuaj nga vende të tjera ose të një niveli më të lartë, ju pyesin për situatën politike në Bullgari dhe pse është kështu, a ka një zgjidhje, çfarë do t'u thoni?

Ivajllo Vëllçev

Kemi pasur biseda për situatën politike në Bullgari. Pyetjet janë se kush i merr vendimet në Bullgari në këtë moment.

Një nga pyetjet më të rëndësishme është a do të mbështesni Ursula von der Leyen për një mandat të dytë dhe Kaia Callas si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë?

Kjo është biseda e fundit e madhe që do të kemi në grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë. Në partinë tonë "Ka një popull të tillë" kemi marrë një vendim - nuk e shohim se si do t'i jepnim mbështetjen tonë për Ursula von der Leyen. Por përsëri e saktësoj – nëse do të votojmë “kundër” apo “abstenim” gjithashtu është një shenjë politike."


Cili është mendimi i kolegëve tuaj nga konservatorët dhe reformistët europianë për grupet e reja që po krijohen në Parlamentin Europian, nga partitë e ekstremit të djathtë?

Partia e fundit që u krijua është në prag të kërkesave. Flitet se ndoshta kjo nuk është bërë aq shumë për të bashkuar njerëz, parti dhe lëvizje ideologjikisht të afërta, por për të përfituar nga bonuset thjesht administrative. Kjo sjell më shumë mundësi për të marrë pjesë në komisione, më shumë kohë për fjalime e kështu me radhë. Pra, nuk jam aq i sigurt që ka një bashkim mbi bazë ideologjike, duke qenë se është bërë në momentin e fundit. Grupi tjetër rreth partisë hungareze Fidesz të kryeministrit Viktor Orban dhe “Asamblesë Kombëtare”, e cila aktualisht është mjaft e fortë në Francë, po bëhet aktualisht grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian.

Ursula von der Leyen

Axhenda e sesionit të parë të eurodeputetëve të sapozgjedhur në Strasburg kërkon që eurodeputetët të votojnë të enjten propozimin e Këshillit Evropian për të rizgjedhur Ursula von der Leyen për një mandat të dytë pesëvjeçar si Presidente e Komisionit Evropian.

"Thjesht dhe qartë, dua të shpreh mirënjohjen time për liderët që е mbështetën nominimin tim për mandatin e dytë të Komisionit Evropian. Unë do të punoj me të gjithë Parlamentin. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që anëtarët e Parlamentit Evropian të ndajnë parimet pro-evropiane dhe pro-ukrainase, si dhe tëmbrojmë shtetin e së drejtës. Duhet të bind shumicën. Tani jemi në procesin e ndërtimit të një platforme mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe “Rinovo Evropën”. Do të kërkoj kontakte me eurodeputetë të tjerë jashtë kësaj platforme”, tha Ursula von der Leyen pak kohë më parë.

Të enjten në mëngjes, ajo do të prezantojë programin e saj të punës për pesë vitet e ardhshme dhe do ta diskutojë atë me eurodeputetët. Pasdite do të zhvillohet një votim i fshehtë me fletëvotime prej letre, ku kërkohet një shumicë absolute prej 50 për qind plus një votë të të gjithë eurodeputetëve. Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar, shtetet anëtare duhet të propozojnë një kandidat tjetër brenda një muaji.

Të martën, eurodeputetët zgjodhën Roberta Metsolën Presidente të Parlamentit Evropian. Pasi zgjidhet ajo e merr detyrën menjëherë. Detyra e saj e parë do të jetë përcaktimi i afatit për paraqitjen e kandidaturave për raundin e parë të zgjedhjeve për nënkryetarë - gjithsej 14. Të mërkurën, eurodeputetët do të votojnë për përbërjen e komisioneve parlamentare.

Kolegjiumi i ri i komisionerëve evropianë do të votohet në tetor ose nëntor.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD