Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Koleksionisti Anton Orush paraqet shpikje teknike bullgare jo shumë të njohura

Foto: Facebook/Anton Orush

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu të fillonte hulumtimin dhe kërkimin e objekteve nga e gjithë historia teknike e Bullgarisë. Fryti i këtyre kërkimeve janë dy botime - "Libri i madh i teknikës bullgare" dhe "Prodhuar në Bullgari 101 produkte teknike bullgare". Ky i fundit përmban disa gjetje të reja në koleksionin e tij të gjetura në 3-4 vitet e fundit, por edhe ekspozita të tjera që janë interesante për t’u parë. Midis tyre janë autobusi i parë elektrik bullgar, fabrika e parë bullgare e llambave elektrike në Principatën e Bullgarisë dhe të tjera.

Përfshihen gjithashtu informacione për instrumentin muzikor të quajtur fillton, të krijuar nga mësuesi Ljuben Istatkov:

"Siç thotë vetë, ai dëshiron të bëjë një instrument në të cilin çdo notë lëshon një ton përkatës, në mënyrë që nxënësi të krijojë jo vetëm një ide nga ana dëgjimore, por edhe nga ana vizuale e toneve - shpjegon studiuesi Anton Orush për Radio Bullgarinë - Në verën e vitit 1940 Istatkov skicoi një instrument të ri muzikor me tela, i cili i ngjan një abakus të madh, siç kishte nëpër shkolla deri disa vite më parë. Filltoni ka një rezonator, ku dy dërrasat e rezonatorit janë të lidhura me një shufër që transmeton dridhjet nga pjesa e sipërme në dërrasën e poshtme të rezonatorit. Mbi dërrasën e sipërme ndodhet një hapësirë në mënyrë që telat të mos e prekin dërrasën, por të dridhen lirshëm. Vetë telat janë të kombinuara në mënyrë të atillë saqë fillojnë nga nota sol nën pentagram dhe arrijnë deri në notën fa e sipërme. Përballë tabelës së sipërme të rezonatorit ndodhet një pentagram me shënime të prera. Ato janë në të njëjtën kohë edhe tasta, dhe në anën e pasme të dërrasës është pjesa elektrike e filltonit - elektromagnetët. Magnetet ushqehen nga disa bateri 4.5 V të vendosura në dysheme pranë stendës së filltonit, ku një pol i baterisë është i lidhur me elektromagnetët dhe tjetri me tastin përkatës. Kur shtypet, qarku elektrik mbyllet - bëhet goditja mbi telin përkatës dhe tingëllon toni i dëshiruar. Sipas shpikësit, timbri i filltonit është i ngjashëm me mandolinën, por më i thellë dhe më i pastër."
Ljuben Istatkov
Në vitet 60 të shekullit të ХХ-të, në Bullgari u shfaqën një sërë pajisjesh të reja elektrike, të dizajnuara për të lehtësuar punën në sfera të ndryshme të jetës. Midis tyre, natyrisht edhe në fushën e bujqësisë, ku një traktor elektrik "novator" erdhi si ndihmë për prodhuesit:
Traktor elektrik bullgar
"Ai ka përmasa të vogla - gjerësi 60 cm, gjatësi 135, dhe pesha e tij ishte rreth 400 kg. Traktori lëron tokën në serë para mbjelljes së bimëve. Deri atëherë, toka gërmohej me parmendë me kalë ose me lopatë të drejtë, metoda që nuk janë shumë produktive. Traktori nuk përdor bateri, por lidhet me rrjetin përmes kabllos, dhe sipas hapësirës, kablloja mund të tërhiqet zvarrë në tokë ose të ngrihet nën çati dhe të mbahet me tel. Për të mos u bërë lëmsh gjatë rrotullimeve, është ndërtuar një kontakt i posaçëm rrotullues, një pjesë e të cilit rrotullohet së bashku me kabllon, për të mos prishur lidhjen elektrike. Aktivizohet me anë të levave dhe pedaleve, të cilat janë para sediljes së traktoristit”, na shpjegon Anton Orush.

Në vitin 1978 në vendin tonë po punohej për një program për futjen e transportit elektrik dhe prototipi i parë bullgar i autobusit elektrik - "Elmobus 78" - u krijua në fabrikën e automobilave "Çavdar". Për automjetin u përdor karroceria e mikrobusit Çavdar, një motor me fuqi 15 KW dhe një sistem lëvizjeje të thjeshtuar pa kuti shpejtësie, ndërsa shpejtësia maksimale e tij mund të vendosej në 35, 40 ose 45 km/h. - shpjegon Orush.

Idetë novatore të shpikësve bullgarë gjejnë përdorim në fushën e ndërtimit. Vitet e fundit, shtëpitë e parafabrikuara janë bërë gjithnjë e më të njohura në vendin tonë, ndërtimi i të cilave është dukshëm më i shpejtë dhe më i lirë se ndërtimi i një ndërtese të re monolit nga fillimi deri në fund. Megjithatë, një fakt pak i njohur është se të tilla ofroheshin para vitit 1989. Në vitin 1977 në Pazarxhik u themelua Reparti i Ndërtimit "Ballkanstroj", veprimtaria e të cilit lidhet me ndërtimin eksperimental dhe instalimin e ndërtesave të banimit njëkatëshe, kampingjeve dhe garazheve - na kujton studiuesi i shpikjeve bullgare. E ndër ndërtimet interesante është edhe modeli i një kopshti për 30 fëmijë:

Pasioni për të koleksionuar e pushtoi që në moshën e adoleshencës, kur mblodhi lloj-lloj aparaturash të vjetra, i mahnitur nga pamja e tyre. Më pas vjen kureshtja për mënyrën e funksionimit të tyre, gërmimi në literaturë të ndryshme teknike dhe konstatimi se në të gjitha vendet kërkohet një histori e sistemuar e teknologjisë kombëtare, por në Bullgari e tillë mungon. Kjo e "qartësoi" konceptin dhe Anton Orush filloi të mbledhë vetëm pajisje bullgare, të përshkruajë informacionin për to, si dhe për shpikësit e tyre - bullgarë brenda dhe jashtë vendit.

Foto: arkiva personale, Facebook/ Anton Orush, sandacite.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD