Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit nga koalicioni erdhën Kirill Petkov, Nikollaj Denkov, Bozhidar Bojanov, Ljudmilla Ilieva, Atanas Atanasov dhe Nadezhda Jordanova. Por ata e kthyen mandatin të papërmbushur pasi nuk gjetën mbështetje nga forcat e tjera politike të përfaqësuara në parlament. Para presidentit, Nikollaj Denkov nga PP-ja tha se përkundër pamundësisë së formimit të qeverisë me mandatin e dytë, PP-DB nuk do të ndryshojë qasjen e saj dhe do të ruajë prioritetet e saj për krijimin e një ambienti mikpritës për biznesin dhe investitorët, për rritjen e të ardhurave, për zvogëlimin e pabarazisë, për ndarjen e fondeve për arsim dhe shëndetësi më të mirë. “Ne presim të marrim një mbështetje më të fortë publike, në mënyrë që në mundësitë e ardhshme t'i ngremë sërish këto tema dhe të jenë në qendër të diskutimeve në parlament”, tha Denkov. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është qëllim në vetvete, por mjeti kryesor për të arritur sukses në këtë drejtim.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..