Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit nga koalicioni erdhën Kirill Petkov, Nikollaj Denkov, Bozhidar Bojanov, Ljudmilla Ilieva, Atanas Atanasov dhe Nadezhda Jordanova. Por ata e kthyen mandatin të papërmbushur pasi nuk gjetën mbështetje nga forcat e tjera politike të përfaqësuara në parlament. Para presidentit, Nikollaj Denkov nga PP-ja tha se përkundër pamundësisë së formimit të qeverisë me mandatin e dytë, PP-DB nuk do të ndryshojë qasjen e saj dhe do të ruajë prioritetet e saj për krijimin e një ambienti mikpritës për biznesin dhe investitorët, për rritjen e të ardhurave, për zvogëlimin e pabarazisë, për ndarjen e fondeve për arsim dhe shëndetësi më të mirë. “Ne presim të marrim një mbështetje më të fortë publike, në mënyrë që në mundësitë e ardhshme t'i ngremë sërish këto tema dhe të jenë në qendër të diskutimeve në parlament”, tha Denkov. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit nuk është qëllim në vetvete, por mjeti kryesor për të arritur sukses në këtë drejtim.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..