Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 27 korrikun bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Foto: pravoslavieto.com

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij.

Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27 korrik 916 u nda nga jeta arsimtari dhe shkrimtar i madh bullgar, i dërguar nga Shën Mbreti Boris I Pagëzori, si Kryepeshkop i Beratit në rajonet jugperëndimore të trojeve mesjetare bullgare. Atje dhe në Ohër, Shën Klimenti punoi me zell ditë e netë dhe përgatiti mbi 3500 klerikë. Në jetëshkrimin e tij theksohet se “ai si Apostulli i ri Pal e fisnikëroi popullin e pandriçuar bullgar dhe e lartësoi shpirtërisht, duke e çuar në rrugën e shpëtimit”.

Lexoni më shumë:

Më 27 korrik, që nga koha më e lashtë, nderohet kujtimi i shëruesit Shën Pantelejmon, i cili në emër të Krishtit shëronte falas. Sipas jetëshkrimit të tij Shën Pantelejmoni jetoi në fund të shekullit të III-të dhe fillim të shekullit të IV-të. Ai studioi mjekësi te mjeku i famshëm në atë kohë Efrosin dhe u bë mjek i oborrit. Pasi u pagëzua në fenë e krishterë, ai mori dhuratën e shërimit dhe mrekullibërjes. Shën Pantelejmoni u vra në vitin 305 gjatë sundimit të perandorit Maksimilian pas torturave mizore.

Për shkak të aktiviteteve të tij gjatë jetës, Shën Pantelejmoni u shpall shenjëtor mbrojtës i mjekëve dhe mamive.

Më shumë për këtë shenjtor të respektuar mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD