Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi ministri i kulturës Najden Todorov zhvilloi takime me delegatë nga vende të ndryshme, në të cilat u konstatua qëndrim pozitiv përkrahës.
Kandidimi ka marrë mbështetje të parezervë edhe nga partitë parlamentare në vendin tonë, tha Todorov. Më 30 korrik, qeveria miratoi kandidaturën e Prof. Dr. Nikollaj Nenov për kryetar të sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në periudhën qershor – korrik 2025. Ai është profesor i muzeologjisë dhe etnologjisë dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Hera e fundit që vendi priti një forum të nivelit të lartë të UNESCO-s ishte në vitin 1985, kur në Sofje u organizua sesioni i Konferencës së Përgjithshme të organizatës.Ditën e martë në shumë vende do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Rreth mesditës në shumicën e zonave, me përjashtim të lumit Danub dhe pjesës perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat minimale..
Ministri i jashtëm bullgar mori pjesë sot në takimin e parë të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së për këtë vit në Bruksel. Diplomatët e parë evropianë diskutuan agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, marrëdhëniet BE-SHBA dhe..
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për BTA në lidhje me informacionin nga prokuroria suedeze për..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..