Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi ministri i kulturës Najden Todorov zhvilloi takime me delegatë nga vende të ndryshme, në të cilat u konstatua qëndrim pozitiv përkrahës.
Kandidimi ka marrë mbështetje të parezervë edhe nga partitë parlamentare në vendin tonë, tha Todorov. Më 30 korrik, qeveria miratoi kandidaturën e Prof. Dr. Nikollaj Nenov për kryetar të sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në periudhën qershor – korrik 2025. Ai është profesor i muzeologjisë dhe etnologjisë dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Hera e fundit që vendi priti një forum të nivelit të lartë të UNESCO-s ishte në vitin 1985, kur në Sofje u organizua sesioni i Konferencës së Përgjithshme të organizatës.Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..