Bullgaria ka tashme katër medalje në Lojërat Olimpike në Paris, të cilat janë fituar brenda një mbrëmjeje, informon BGNES. Së pari, Semen Novikov fitoi titullin në kategorinë deri në 87 kilogramë në mundjen klasike, më pas Kimia Alizadeh fitoi një medalje bronzi në taekwondo dhe Bozhidar Andreev fitoi bronzin në kategorinë deri në 73 kilogramë në peshëngritje, që është medalja e parë olimpike për Bullgarinë në peshëngritje që nga viti 2012, kur Millka Maneva fitoi medaljen e argjendtë. Së fundi, Havier Ibanes fitoi medaljen e bronztë në boks në kategorinë 57 kilogramë.
Iranianja Kimia Alizadeh, e cila e përfaqëson Bullgarinë në taekwondo, mposhti numrin 1 të botës Luo Zongshi nga Kina me rezultat 2:1 në betejën për vendin e tretë në disiplinën deri në 57 kilogramë.
Javier Ibanez fitoi një medalje bronzi në boks pasi humbi luftën gjysmëfinale në kategorinë deri më 57 kg kundër Munarbek Seitbek Uulu nga Kirgistani. Javier, 28 vjeç, është kuban. Në vitin 2014 u shpall kampion i vendit të tij për të rinj në kategorinë deri në 56 kilogramë dhe po atë vit fitoi edhe kampionatin botëror për të rinj në këtë kategori të mbajtur në Sofje.
Foto: EPA/BGNES, BTA
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..