Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtatë medalje olimpike për Bullgarinë në Paris

Borjana Kalejn
Foto: BTA

Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris.

Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre bronzi, që është një medalje më shumë se në Olimpiadën në Tokio në 2021.

Nderimet erdhën në dy ditë radhazi në përfundim të forumit më të lartë sportiv. Më 8 gusht, Semen Novikov fitoi një medalje të artë  në kategorinë deri në 87 kg në mundje klasike, dhe boksieri Javier Ibanez, taekwondistja Kimia Alizadeh dhe peshëngritësi Bozhidar Andreev fituan bronz.

Shpresoj që pas kësaj medaljeje t'i kem sjellë shumë gëzim popullit bullgar. E di që në Bullgari i duan rusët, por shpresoj që më shumë do t'i duan edhe ukrainasit”, tha kampioni olimpik i lindur në Ukrainë, i cili konkurroi për Bullgarinë.

Semen Novikov

Një ditë më vonë, Karlos Nasar, në kategorinë deri në 89 kg në peshëngritje vendosi dy rekorde botërore - 404 kg në dyluftim dhe 224 kg në shtytje, Medalje të artë olimpike fitoi edhe mundësi Magomed Ramazanov në stilin e lirë në 86 kg. Gjimnastja Borjana Kalejn i dha një përfundim yjor karrierës së saj, duke fituar një medalje argjendi në garën individuale.

Desha të dërgoj një mesazh për të gjithë të rinjtë që të mos ndalojnë së punuari për ëndrrat e tyre, sepse ato vërtet bëhen realitet. Nuk kam si ta di nëse do të bëhem kampion olimpik, por doja t'u jepja kurajo të gjithë bullgarëve - të shkelim këtu me krenari”, tha Karlos Nasar.

Karlos Nasar

Më duhej ta fitoja fillimisht luftën me veten time. Mendova për dështimet e mia në të kaluarën, isha gati të bëja gjithçka për titullin olimpik dhe fitova. Ishte shumë e vështirë, sidomos vitin e fundit - babai im vdiq 3 vjet më parë dhe ishte një moment shumë i vështirë në jetën time”, tha Magomed Ramazanov.

Magomed Ramazanov

Bullgaria mori pjesë në Paris me 46 përfaqësues në 16 sporte - badminton, boks, mundje, peshëngritje, kanotazh, xhudo, kanoe-kajak, atletikë e lehtë, pentatlon modern, not, gjimnastikë, qitje, taekwondo, tenis, skermë dhe gjimnastikë artistike.

Flamuri bullgar në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit sonte do të mbahet nga gjimnastja Borjana Kalejn dhe kampioni në mundje klasike Semen Novikov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

11 atletë е përfaqësojnë Bullgarinë në Lisbonë, në Lojërat Evropiane të Personave me Transplantime

Më 21 korrik hapet në Lisbonë Kampionati Evropian për Persona të Transplantuar dhe Dializuar. Deri më 28 korrik, përfaqësues nga 28 vende do të festojnë fitoren e jetës mbi vdekjen, sepse një "po" mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish...

botuar më 24-07-19 6.15.PD

Presidenti dekoroi kampionet evropiane të volejbollit nga Brukseli

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..

botuar më 24-07-17 12.07.MD

Plovdivi mirëpret pjesëmarrësit nga e gjithë bota në dy kampionate të kanoe-kajakut

Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..

botuar më 24-07-12 5.15.PD