Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Foto: BTA

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".

“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.

Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Semen Novikov (majtas) dhe Alireza Mohmadipiani

Ari i parë olimpik për Bullgarinë nga Parisi 2024

Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të parë olimpik në Lojërat e Parisit. Semen Novikov mposhti në finale mundësin iranian Alireza Mohmadipiani, i cili është nënkampion i botës në kategorinë deri në 87 kg. në mundjen e stilit klasik. Novikov..

botuar më 24-08-08 11.00.MD

Rrjeti për të Drejtat e Gruas: Respekt për guximin e boksieres Svetllana Kamenova

"Respekt për guximin e Svetllana Kamenovës, e cila garoi në kategorinë e femrave në Lojërat Olimpike. Asnjë grua nuk duhet të garojë me një burrë. Kjo nuk është një lojë e drejtë, e sigurt dhe e barabartë. Integriteti i Komitetit Olimpik..

botuar më 24-08-05 5.51.MD
Ivajllo Ivanov

Bashkatdhetari ynë Ivajllo Ivanov është arbitri i parë në çerekfinalen e volejbollit në Paris

Akoma në ditën e parë të eliminimit në Turneun e Volejbollit në Olimpiadën e Parisit, arbitri më i mirë bullgar Ivajllo Ivanov do të jetë arbitri i parë i ndeshjes në çerekfinalen për meshkuj ndërmjet Italisë dhe Japonisë. Në Lojërat në..

botuar më 24-08-05 1.29.MD