Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev. Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në një tjetër dekret kreu i shtetit caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Në kabinetin e ri do të ketë një zëvendëskryeministër - ministren e financave Ljudmilla Petkova. Dallimi në përbërjen e zyrës së re të Gllavçevit dhe qeverisë së tij të mëparshme është largimi i figurës kontradiktore të ministrit të punëve të Brendshme Kalin Stojanov, vendin e të cilit e zë shefi i mëparshëm i "Policisë Kombëtare" Atanas Illkov. Kryeministri nuk do të jetë në të njëjtën kohë ministër i jashtëm, siç ishte më parë. Ministrinë e Jashtme do ta marrë ish-zëvendësministri Ivan Kondov. Karrigia e ministrit të mëparshëm të transportit, Georgi Gvozdejkov, është e zënë nga Krasimira Stojanova. Arsyeja për këtë ndryshim është një problem serioz në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, duke përfshirë rastin historik në të cilin pasagjerët duhej të shtynin një tren përgjatë linjës Plovdiv - Dimitrovgrad, shpjegoi Gllavçev.Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..