Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në fotografi:

Vera e nxehtë në Pomorie ka shije kripe

7
Foto: Gergana Mançeva

Moti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon

punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) - kripërat e Pomories kanë ekzistuar që nga shekulli i 5-të para erës sonë. Kripa është nxjerrë nga kriporet e Pomories deri në vitin 1951. Për transportimin e kripës është ndërtuar një linjë e veçantë hekurudhore Burgas - Pomorie.

Në Pomorie, deri një shekull më parë, kripën e nxirrte çdo familje peshkatarësh në qytet, të cilët e përdornin atë për ruajtjen e peshkut, si dhe për tregti.

Për shkak të ndryshimeve të shkaktuara nga pandemia Covid, kompania e fundit për prodhime kripe në Pomorie e ndërpreu punën. Në sfondin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, nxjerrja e kripës rezulton të jetë një biznes me humbje. Aktualisht, kriporet e vetme që funksionojnë në qytetin bregdetar janë pjesë e Muzeut të Kripës në Pomorie.

Ai është një nga njëqind objektet turistike kombëtare në Bullgari dhe është gjithashtu i vetmi muze i specializuar i kripës në Evropën Lindore.






Koha më e mirë për të mbledhur kripë nga kriporet në Pomorie janë ditët e nxehta të verës, kur një pikë shiu nuk bie për një muaj - kështu thotë drejtori i muzeut Ilija Kusev në fjalimin e tij për vizitorët. 

Ilija Kusev

Prej tij kuptojmë se Pomorie ka prodhuar gjithmonë kripën më të mirë, madje edhe më ushqyese në Ballkan, e ndoshta edhe në Evropë. Madje sulltanët turq kanë porositur kripën e Pomories për t'ua bërë ushqimin më të shijshëm.


Burri me rrem është Danço, një vendas trashëgimtar i prodhuesve të kripës



E veçanta e kriporeve të vetme muzeale të mbijetuara në Pomorie është se uji i kripur nxirret direkt nga Liqeni i Pomories. Vendi është shumë i vizituar, veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë të verës.


Një tjetër burim i vlefshëm i liqenit të kripur në Pomorie është balta shëruese. E gjithë kjo, e kombinuar me natyrën e bukur, qytetin e rrethuar me plazhe, ajrin e pastër dhe shpirtin e ruajtur autentik të peshkimit të qytetit, e bën Pomorie një vend tërheqës për njerëzit me prirje për turizmin kulturor.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gëzuar Gjyshen Marta!

Dita e parë e marsit në Bullgari është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rriturve. Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë Duke u stolisur me veroret e bardha dhe të kuqe, ne bullgarët..

botuar më 24-03-01 3.40.MD

Një shëtitje përgjatë shtigjeve me dëborë të malit Vitosha

Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..

botuar më 24-01-18 10.05.MD

Një shëtitje nëpër shpatet e maleve bullgare

Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...

botuar më 24-01-05 5.37.MD