Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Kuadro nga filmi "Triumfi"
Foto: nfc.bg

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të Akademisë ishte krejtësisht unanime. Filmi është një bashkëprodhim midis Bullgarisë dhe Greqisë. Kasti përfshin Maria Bakallova  - bullgarja e parë e nominuar për çmimet "Oskar" (në kategorinë e aktores më të mirë dytësore për filmin "Borat 2"), Margita Gosheva, Julijan Vergov, Julijan Kostov, Stanisllav Gançev dhe Ivan Savov. Kameramani është Krum Rodríguez, ndërsa muzika është e Teodor Ekonomu.

Kuadro nga filmi

Filmi tregon historinë e një grupi pune sekrete të oficerëve të lartë të ushtrisë bullgare, të udhëhequr nga një profete, e cila fillon të gërmojë një gropë në kërkim të një objekti misterioz. Aksioni zhvillohet pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990.

Foto: nfc.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD