Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të zvogëlohen. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje rreth 26°.
Në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara dhe në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruar me bubullima. Dukuritë do të jenë më intensive në malet e Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja, në zonat më të larta nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 19°, në 2000 m – rreth 14°.
Mbi Detin e Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme në orët e pasdites me reshje shiu, në më shumë vende të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 26°, kurse uji i detit është 26°-27°.
Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar prof.dr.Ivan Gavrillov me rastin e festës së qytetit. Në prani të shumë banorëve dhe mysafirëve të qytetit..
“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi..
Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. U bënë..
Ujëvara e Niagarës u ndriçua me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Në faqen e..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasdite do të shpërndahen vranësira grumbulluese, kryesisht në..
Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar..