Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy bullgarë kaluan Oqeanin Arktik me një varkë me vozitje

Stefan dhe Maksim Ivanovi
Foto: Neverest

Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita ekstreme me një varkë që ndërtuan  vetë "Neverest" (ose Mos pushoni kurrë derisa të arrini Everestin tuaj!). Të dy ata ankoruan të dielën vonë në mbrëmje në Svalbard të Norvegjisë, me të cilën përmbushën misionin e tyre të radhës. Ata tashmë mbajnë 10 Rekorde Botërore Guinness. Me këtë kalim ata janë gati të pushtojnë edhe disa rekorde të tjera, njoftoi Nova TV. Stefani dhe Maksimi kanë kaluar ditë të tëra të mbyllur në kabinë, duke pritur që të kalonin katër stuhi. Katër vjet më parë, ata kaluan Oqeanin Atlantik me varkën e tyre.

"Jemi të kënaqur që kemi mundësinë të mbështesim Doc. Ljubomir Kenderov nga Fakulteti Biologjik i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" në hulumtimin e tij për ndryshimet klimatike. Gjatë gjithë lundrimit, ne mblodhëm dhjetëra mostra planktoni nga një thellësi prej 50 metrash. Doc. Kenderov i filloi këto studime në Antarktidë, rreth bazës bullgare në ishullin Livingston, dhe tani po i vazhdojmë në Arktik. Kështu, ne mendojmë se ekspedita jonë nuk është thjesht një aventurë, por kontribuon për shkencën dhe ndoshta për mbrojtjen e mjedisit”, shkroi dyshja në Facebook.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD